Kongresmeni demokrat amerikan nga Virginia, Donald McEachin, ka vdekur në moshën 61-vjeçare nga kanceri në zorrë, i cili e vuante këtë sëmundje që nga viti 2013, deklaroi shefja e stafit të tij, Tara Rountree.
“Derisa të zgjidhet një përfaqësues i ri, zyra jonë do të qëndrojë e hapur dhe do të vazhdojë t'u shërbejë zgjedhësve tanë”, tha ajo, raportojnë mediat e huaja.
Nuk u njoftuan detaje rreth një seance speciale për të zëvendësuar McEachin, por pavarësisht nga rezultati, republikanët pritet të mbajnë një shumicë të vogël ndaj demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Me pikëllim të madh i bashkohem sonte banorëve të Virxhinias në zi për humbjen e kongresmenit Donald McEachin: një kampion i palodhur për familjet e Virxhinias dhe një forcë për mundësi ekonomike dhe drejtësi mjedisore”, tha në një deklaratë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.
Republikanët fituan të paktën 220 vende në zgjedhjet e 8 nëntorit kundrejt 213 nga demokratët, me pesë vende ende për t'u përcaktuar.
McEachin mundi sfiduesin republikan Leon Benjamin Sr. me rreth 30 pikë në distriktin e katërt të kongresit të Virxhinias, i cili përfshin kryeqytetin e shtetit, Richmond.