Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën e Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se sa më i fortë koordinimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, aq më e sigurt do jetë rruga e dy shteteve për në Bashkimin Europian.

“Takimet me homologët nga Shqipëria nuk janë si takimet tipike bilaterale, sepse ne, ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën. E ardhmja jonë, si e kaluara jonë, do jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë të jetë koordinimi ynë, aq më i sigurt do jetë rruga jonë drejt BE. Përgëzoj Shqipërinë, për hapat gjigandë sa i takon integrimeve europiane. Ne duam të japim të njëjtin shembull si Republika e Shqipërisë", theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Spiropali nis vizitën në Kosovë! Ministrja: Vendi meriton statusin kandidat në BE! Konjufca: Koordinimi i fortë, siguri për integrimin europian