Pas hapjes së garës në disa komisariate u bë edhe konkursi, mes tyre edhe për komisariatin e Policisë së Rinasit.

Shefi aktual Përparim Dema konkurroi sërish për postin e shefit të komisariatit që u hap për 6 vende vakante dhe u riemërua sërish në detyrë.

Dema mundi të marrë pikëzimin e nevojshëm duke dalë i dyti në radhitjen totale.

Kjo ishte hera e parë që pozicioni i shefit të Rinasit zgjidhet me konkurrim të hapur, pasi gara për këtë post në fund të vitit të kaluar ku u zgjodhën me konkurs të gjithë shefat e rinj nuk u hap.