TIRANE- Plotësimi i vendeve vakante në shkollën Profesionale të Kamzës ka zbardhur të plotë mënyrën se si do të behet punësimi i mësuesve në të gjitha institucionet ku do të ketë vende bosh. Në këtë proces i cili ishte i pari për emërimin e mësuesve, sipas procedurave të reja ka qenë edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e cila ka theksuar se pas shumë kohësh aplikohet përzgjedhja e kandidatëve, bazuar në ligjin për arsimin parauniversitar. ” Konkursi për mësuesit e rinj në Shkollën Profesionale të Kamzës, është shembulli i parë i procedurës përzgjedhëse të mësuesve të rinj në arsim.
Konstatova me shumë kënaqësi dhe përshtypje mjaft pozitive nga komisioni, nga përfaqësues të bordit të prindërve, përfaqësues të këshillit pedagogjik të mësuesve, si dhe gjithë përfaqësuesve të tjerë të Drejtorisë Arsimore Rajonale, sikurse ligji e thotë. Pata kënaqësinë, gjithashtu të ndiqja një prej orëve të mësimit nga konkurrentët” ka pohuar Nikolla. Sipas saj, procedura e përzgjedhjes shpalosi një filozofi të re, atë të gjithëpërfshirës, decentralizimit të vendimmarrjes, depolitizimit dhe zhvillimit të strukturave demokratike të shkollës.
Sa i përket procedurës kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për vendin e punës së mbetur bosh, duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar i cili ka të bëjë me formimin profesional. Më pas mblidhet bordi i shkollës i cili në përbërjen e tij ka edhe nxënës dhe prindër ku vendosin se cilët nga kandidatët duhet të hyjnë në konkurs. Kështu në rastin konkret ku shkollës Profesionale në Kamzës i nevojitej një mësues në lëndën e matematikës, bordi ka pranuar 3 kandidatë të cilët i janë nënshtruar testimit. Secili prej tyre ka zhvilluar një orë mësimi të matematikës nën mbikëqyrjen e bordit dhe të drejtuesit të shkollës.
Në bazë të performancës së tyre është bordi ku së bashku me drejtorin vendosin se kush do të jetë fituesi i vendit të mbetur bosh. “Komisioni vendos për kandidatët më të mirë dhe pastaj bëhet përzgjedhja nga drejtori i shkollës. Drejtori i shkollës ishte i pranishëm, i ndoqi edhe orët, padyshim ka ndjekur dhe gjithë procedurat e tjera. Besoj se vijmë në një proces decentralizues. Janë procese që realisht do të na largojnë nga ato metodat e vjetruara ku fliste politika, fliste nepotizmi, po pse jo fliste edhe korrupsioni” ka theksuar Ministrja e Arsimit. Sipas saj, ky është një proces i pastër në të cilin vendimmarrës janë aktorët më të rëndësishëm, pikërisht prindërit, mësuesit, është drejtuesi i shkollës dhe
drejtuesit e zyrës arsimore.
Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com