Tiranë, 25 Qershor / ATSH - Klajdi Musabelliu / - Në ambjentet e "EU INFO CENTRE"(Qëndrës së Informimit të BE-së), një ditë pas vendimit Ministrave të BE-së, për dhënien e statusit të vëndit kandidat Shqipërisë, u organizua sot një aktivitet i quajtur "Një hap më pranë BE-së".
Me praninë e mediave, përfaqësuesve të disa prej ambasadave të huaja në vëndin tone, si dhe artistëve të njohur të vëndit si, Mond Budina, Sabina Kodra, Genc Fuga, Elton Deda, Erion Zaloshjna, Ema Andrea, si dhe fotografit të mirënjohur Roland Tasho, Vjollca Berisha, drejtoresha e qëndrës në fjalën e rastit u shpreh se "Me anën e këtij aktiviteti, u bashkuan sot institucionet e artistët shqiptar në kudrin e kanalizimit të promovimit të artit tonë edhe jashtë kufijëve".
Përveç të tjerave, Znj.Berisha theksoi edhe se "ky aktivitet vjen edhe si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga Ministria e Kulturës, lidhur me Europën krijuese", e cila ishte edhe një ndër tre pikat kryesore të takimit artistik, ku në të cilin u prezantua konkursi i pllakatave(posterave) promovues, ku në të cilin "EUIC" dëshiron të shohë intepretime personale mbi temën, të paraqitura në këtë lloj formati.
Sipas informacioneve të qëndrës, kjo temë është menduar të shërbejë si një orientim për këdo që do të marrë pjesë në këtë konkurs të lirë, dhe që dotë shprehë krijimtarinë dhe origjinalitetin e vetë.
Përfytyrimet vetjake rreth statusit të Shqipërisë si një vënd kandidat, do të shprehen në çdo formë të kreativitetit pamor, dhe ato duhet të reflektojnë prirjet modern të artit të pllakatave, nga të gjithë personat e interesuar që do të marrin pjesë në këtë konkurs, i cili afatin për dorëzimin e punimeve e ka caktuar të jetë data 6 korrik.
Punimet që do të paraqiten në konkurs, mund të dorëzohen në mënyra të ndryshme pranë Qëndrës së Informimit të BE-së, si personalisht, me anën e një CD-je që duhet të përmbajë punën me të cilën do të konkurohet, si dhe nëpërmjet postës shqiptare apo edhe asaj elektornike.
Ndërkohë që kriteret e pjesmarrjes në aktivitet janë si më poshtë:
Puna e paraqitur për konkurim duhet të jetë jnë ide origjinale.
Puna duhet të pasqyrojë temën e konkursit
Edhe pse ky konkurs është një konkurs pllakatesh(posterash), nuk përjashtohet nga konkurimi edhe pjesmarrja me piktura origjinale.
Në fundin e konkursit, në datën 15 korrik 2014, do të çelet edhe ekspozita me punimet në garë, ku nga 20 më të votuarat në facebook, një juri profesioniste do të përzgjedhë 2 më të mirat të cilat do të vlerësohen përkatësisht me 700 Euro çmimi i parë, si dhe 300 Euro çmimi i dytë/a.g/