Tetë çmime u ndanë në natën finale të Konkursit Ndërkombëtar “Ymer Skënderi”.
Në kategorinë Jazz, Fizarmonikë dhe Kitarë, çmimi “Agim Krajka” iu dha Dionis Berishës, në kategorinë Harqe, çmimi “Gjergj Antoniu” shkoi për Tiziana Gaudini, në kategorinë Piano, çmimi “Tonin Guraziu” u fitua nga Kristel Karagjozi. Çmime dhe në kategoritë e pianos, violinës, instrumenteve të frymës dhe në muzikën e dhomës.
Çmimi i madh i konkursit shkoi për oboistin Moritz Koçibelli, i ardhur nga Gjermania për t’u bërë pjesë e garës. President i jurisë ishte violinisti me famë botërore Shlomo Mintz, një emër i njohur i muzikës klasike ndërkombëtare.
Konkursi i mbajtur nga 2 deri më 4 mars dhe mblodhi rreth 75 studentë interpretues, synoi promovimin e talenteve të reja dhe t’u japë studentëve përvojë në skenë përpara jurive dhe publikut.
“Konkursi është shumë i rëndësishëm sepse nxjerr në pah talentet e reja. Në këtë edicion kishim rreth 75 konkurrentë dhe pjesëmarrje ndërkombëtare. Për studentët është një eksperiencë shumë e vlefshme, sepse nuk është thjesht një provim, por një garë që i përgatit për skenën dhe jetën profesionale.”, tha Arben Llozi, dekan i Fakultetit të Muzikës.
Organizatorët synojnë që në vitet në vijim ky aktivitet të zgjerohet dhe të tërheqë gjithnjë e më shumë pjesëmarrës nga vendet e tjera.
Komente
