Konkursin Kombëtar për realizimin në skulpturë të figurës së ish-presidentit të SHBA-së Thomas Woodrow Wilson u organizua nga Galeria Kombëtare e Arteve me urdhër të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve më datën 10 maj të 2007.

Busti ka pasur si afat përfundimi fundin e muajit janar ose fillimin e muajit shkurt 2008, pra 3 vite më parë.

Projekti në fjalë për ish-Presidentin amerikan, Thomas Woodrow Wilson do të përjetësohet si një figurë e rëndësishme historike, në monumentin prej bronzi, me lartësinë prej tri metra, në sheshin me të njëjtin emër në kryeqytet.

Wilson është personalitet politik, që garantoi ekzistencën e shtetit shqiptar, e vënë në diskutim në Konferencën e Paqes në vitet 1919-1920.

(eç/shqiptarja.com)