Report Tv mëson se nga konkurrentët, Artan Shkëmbi, Ardi Veliu, Kastriot Skënderi, Ilirjan Balla, Bledar Çeliku dhe Gentian Shehaj, kanë kaluar testin me shkrim dhe do t'i nënshtrohen testit me gojë po ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se do të publikojë vetëm emrat e personave që do të marrrin gradën drejtues i parë.
Konkursi me dy faza
Konkursi filloi në orën 08:00, ku 28 policët në garë për gradën madhor, të cilët kanë më shumë se 3 vite që mbajnë gradën ‘Drejtues’. Disa prej emrave të cilët kandidojnë për të zëvendësuar Haki Çakon janë Albert Dervishi, Mitat Tola, Josif Shtëmbari, Ardi Veliu, Gentian Shehaj, Edmond Targaj dhe Albert Goxhaj.
Ndërkohë, ky konkurs do të kalojë në dy faza. Faza e parë është me shkrim dhe përgjigjet do të korrigjohen, ndërsa faza e dytë është me gojë. Testi përmban 100 pyetje dhe kush merr mbi 70 pikë, futet në testin e dytë me gojë. Komisioni përbëhet nga pedagogë si dhe kreu i Akademisë së Policisë, Bilbil Mema.
Do përzgjidhen 6 kandidatë
Report TV mëson se Akademia e Sigurisë do të përzgjedhë 6 kandidaturat duke u bazuar në disa kritere, duke filluar nga karriera në Policinë e Shtetit, trajnimet dhe të gjitha vlerësimet që kanë kandidatët. Pas dorëzimit të dokumentacionit në datën 16 janar, pritet që brenda dy javësh të shpallen fituesit e 5 kandidatëve që do të marrin gradën “Drejtues i Lartë”.
Ish-kryepolici Haki Çako u lirua nga detyra më 8 janar të këtij viti dhe në vend të tij u komandua Rebani Jaupi, i cili do të drejtojë Policinë e Shtetit deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, i cili do të dalë pas konkursit.
Disa prej kandidatëve:
Albert Dervishi
Mitat Tola
Josif Shtëmbari
Ardi Veliu
Gentian Shehaj
Edmond Targaj
Albert Goxhaj

(Akademia e Policisë po zhvillohet konkursi)
d.c./shqiptarja.com










