Një konkurs mes 5 studiove të njohura arkitekturore, u zhvillua për 2 projekte të reja në kryeqytet. Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore do të integrohet brenda kullave që do të ndërtohen pranë stadiumit Air Albania, aty ku sot ndodhet Shtëpia e Fëmijës “Zyber Halluli”. Studioja fituese për “Shtëpinë e re të fëmijëve” u zgjodh ajo e meksikanit Hector Barroso, ndërsa kullat do të ndërtohen sipas vizionit të studios “Rojkind Arquitetos” edhe kjo nga Meksika. Të dy projektet do të zbatohen nga kompania shqiptare AlbStar.
Kjo hapësirë, në një prej zonave qendrore të kryeqytetit ku në njërën anë ndodhet shtëpia e fëmijës “Zyber Halluli”, dhe në kahun tjetër zyrat Inspektoratit të Punës, do të transformohet tërësisht për t’i lënë vend tre kullave moderne.
5 studio të njohura ndërkombëtare, nga Portugalia, Italia, Danimarka dhe Meksika prezantuan sot në një konkurs të organizuar nga korporata shqiptare e investimeve, projektet e tyre.
Studiot arkitekturore dhe kompanitë ndërtuese në garë
1. Carrilho Da Graça Arquitectos Lda + Diagonal Projektim & Zbatim + Asl Sh.P.K
2. Cebra Arkitekter A/S & Be-Is Sh.P.K + Loft Architects + Superflex Studio
3. Stefano Boeri Architetti + GROSS.MAX + Patrick Tuttofuoco + Smart Studio + Aei Progetti + Gruppo Koni shpk + Koni Construzioni Srl
4. Rojkind Arquitectos S.C + Son Engineering & Construction + Asab Sh.P.K + Motus + Julian Kasharaj
5. Taller Hector Barroso + Studio B&L L.L.C + Progeen L.L.C + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci për fëmijët
Fituesi për projektin e “Shtëpisë së Fëmijëve” u zgjodh studioja meksikane e Hector Barroso, ndërsa për kullat moderne studioja fituese ishte Rojkind Arquitectos. Të dy projektet do të zbatohen nga kompania shqiptare Alb-Star.
Në kompleksin e ri do të integrohet korpusi i ri i Inspektorateve Shtetërore që synon bashkimin e institucioneve inspektuese në një strukturë funksionale
Projekti i ri për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” do të realizohet në një zonë tjetër, të njohur si Vilat gjermane, në afro 5 mijë metra katrorë.
Konceptet e propozuara për “Zyber Hallullin” e ri ishin nga më të më të larmishmet, por takoheshin në një pikë të përbashkët, me vizionin e godinave jo më shumë se tre kate dhe shtëpizave të ndara në bazë të nevojave të fëmijëve dhe administratës.
Hapësirat e gjelbra ishin po ashtu elementet kryesorë në ideimin e projekteve, në mënyrë që fëmijët të kenë mundësinë e lidhjes me natyrën, por edhe ndërveprimit me zonën përreth e cila është një zonë banimi dhe jo shërbimesh.
P.J/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
77.6%
-
Jo
15.3%
-
Nuk kam mendim
7.1%
Vota total: 844
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjenitalistët e diplomacisë
20 Shkurt, 14:33
-
Ilir Yzeiri: Protagonizmi naciona-romantik i Edi Ramës
20 Shkurt, 14:30
-
Vizita e Ramës në SHBA/ Pas Bordit të Paqes, kryeministri në tryezën e Këshillit Atlantik
20 Shkurt, 14:24
-
Vlora Çitaku për fjalimin e Edi Ramës në Bordin e Paqes: Ishte i jashtëzakonshëm!
20 Shkurt, 13:48
-
Laboratori Qendror i Testimit të Farave merr 'vulën' ndërkombëtare, Rama: Më shumë garanci për fermerët! Salla: Prodhimi nis nga fara cilësore
20 Shkurt, 12:21
-
Ilir Demalia: Tallavaja politiko-mediatike e guak-karisë
20 Shkurt, 11:03
-
Takimi me Trump, Osmani: Bashkë me Ramën ngritëm çështjen e Hagës, morëm garanci të fuqishme nga presidenti amerikan! Do flasim në kohën e duhur
20 Shkurt, 10:48
-
Ermal Peçi: Enverët tanë
20 Shkurt, 10:30
-
Rama në Bordin e Paqes, Rada: Fjalim i guximshëm! SHBA ka dashamirësi për qeverinë shqiptare, përveç Berishës që e kanë non grata
20 Shkurt, 09:25
-
Videokartolinë nga Bordi i Paqes, Rama ndan momentet më të spikatura! Kryeministri krah Vjosa Osmanit
20 Shkurt, 08:33
-
Kuvendi seancë maratonë, zgjidhen 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH! Miratohet ligji i ri për diplomatët dhe AKSHI-n, rrëzohen 6 propozime të opozitës
20 Shkurt, 07:26
-
Kujtimi 'i hidhur' i presidentit amerikan! Ja kush është Jack Smith, prokurori që ndoqi penalisht Trumpin e që çoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë
19 Shkurt, 23:05
Nje nga VIP-at e ekranit amerikan (EDG) bleu nje vile perballe saj vetem per t'a rrafshuar,per te permiresuar pamjen rreth viles se saj,e theksoj,behet fjale per vila.Une propozoj qe shqiptaret te mbledhin para e te blene te gjithe token qe rrethon Sarajet e Surrelit,te behen aksionere ne projektin me interesant te nje populli qe nuk pyetet kurre e nuk i merret leje kurre per vendime te tilla si kullat e betonizimi i qyteteve e le te ndertojne perreth Sarajeve te sulltan Rames kullat me te medha qe ka pare Shqiperia,le te provoje dhe ai se si jetohet pa Diell e pa qiell,si jetohet i mbytur e i varrosur per se gjalli nga kullat e betoni,si merr fryme nga tymrat e trafikut qe sjell perqendrimi e shtimi i popullsise ne kulla e le te provoje ndotjen akustike qe do t'a shumefishojne.E me kete rast le te shtojme nje gur me teper ne shemtine e ketij projekti:fragmenti 1:29-1:30 ne video te kujton renojat e ndertesave te bombarduara ne Gjermanine e pas LIIB.Ju ftoj te shikoni videot e qyteteve gjermane te bombarduara ne ate kohe dhe t'a krahasoni me kete projekt.Ne fakt e gjithe Tirana duket sikur i ka rene bomba dhe bomba ka emrin EDI RAMA!
PërgjigjuProjekti më kot,ky me kullat skandaloze???!!! Kishte Projekte shumë më serioze e më të bukura e më realiste!
PërgjigjuO Edi Rame, meqe i do kaq shume kullat, kur te hapet gropa e kantierit, futu e behu ti themeli i pare dhe te mos te te shohim më me sy!
PërgjigjuAjo zone edhe tani ka mbipopullim. Kulla Ambasador 3, kulla ngjitur saj dhe 6-7 pallate 10 kate aty rrotull e kane bere te pajetueeshme zonen. Si ka mundesi qe keta mendojne te ngulin edhe 3 kulla 40 katshe. A eshte ne terezi ky apo eshte marrosur
PërgjigjuKoha do e gjykoje Edi Ramen, si nje vizionar apo si nje i çmendur megalloman. Ne nje zone ku akoma ka shtepi perdhese te viteve te fashizmit, te ngresh kulla duket pak si shume abstrakte. Por kryekomandanti i zyrave arkitekturore neper bote, vendosi qe t'i zere ate rreze dielli shume prej banesave aty, te blera shtrenjte.
PërgjigjuJu zenshin kullat poshte te gjithe ju horrave e molareve te pangopur qe jepni leje per ndertimin e ketyre monstruoze!!!! TURP
Përgjigju