Konomi, PS: Hetim akuzave të
Berishës, FRD: Eshtë qesharake
Kontrollet e munguara parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes u rikthyen në qendër të vëmendjen në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.Temë debati ishin dhe emërimi i Visho Ajazi Likës në postin e kreut të SHISH. Qefalia: Ka dyshime rreth emrit të kreut te SHISH"
TIRANE - Kontrollet e munguara parlamentare në Ministrinë e Mbrojtjes u rikthyen në qendër të vëmendjen në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.Temë debati ishin dhe emërimi i Visho Ajazi Likës në postin e kreut të SHISH dhe akuzat e kryeministrit Berisha ndaj ish presidentit Topi se ka lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
HETIMI I IMAMITDeputetët e opozitës anëtarë të këtij komisioni i kërkuan llogari kryetarit Leonard Demi mbi heshtjen e tij dhe të kryeparlamentares Jozefina Topalli ndaj vendimit të ministrit Imami për të mos lejuar kontrollet parlamentare në dikasterin e tij.
Kryetari i Komisionit Leonard Demi deklaroi se mbi këtë çështje do të respektohet rregullorja e Kuvendit dhe ministri Imami do të thirret përsëri në komision. Ai shtoi se Komisioni i Sigurisë Kombëtare s'ka asnjë hezitim përsa i përket kërkesës për kontrolluar aktivitetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Opozita gjithashtu theksoi se siguria në vend ka rënë ndërsa qytetarët ndjehen të terrorizuar. Ndaj dhe ajo kërkoi që komisioni të thërrasë në raport ministrin e Brendshëm mbi situatën krimininale në vend, që sipas tyre është përkeqësuar.
PS: VISHO AJAZI LIKA TE RAPORTOJE NE KOMISION Deputeti i PS, Qefalia kërkoi të thirret në komision drejtori i Shërbimit Informativ Visho Ajazi Lika. “Jemi të painformuar për figurën e re të SHISH. Ka dyshime rreth emrit të tij"- deklaroi në komision deputeti Qefalia duke shtuar se në emërimin e tij kryeministri injoroi komisionin e sigurisë.
STERKAJ: TE VERTETOHEN AKUZAT E BERISHES PER KONOMINNë mbledhje deputeti socialist Paulin Stërkaj kërkoi dhe hetimin e akuzave të kryeministrit ndaj ish presidentit Topi, mbi vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. “Të hetohen akuzat e kryeministrit ose vetë kryeministri. T'i marrim kampionin e flokëve të Topit e ti analizojmë” - deklaroi Stërkaj. Një deklaratë e tillë u pasua me hilaritet nga anëtarët e tjerë të komisionit. Nga ana e Gazmend Oketës, deputetit I cili është dhe anëtar I FRD-së që akutalisht drejtohet nga Bamir Topi deklaroi se “ata që flasin kështu janë qesharakë”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24