Konsensus PD-PS, dyfishohet 
kontrolli mbi politikanët në vend

Konsensus PD-PS, dyfishohet <br />kontrolli mbi politikanët në vend
TIRANË - Janë dashur tre ditë negociata intensive që politika shqiptare të miratojë në limitet kohorë të përcaktuara në ligj, aktet për zbatimin e dekriminalizimin. Kuvendi i miratoi ato më 114 vota pro, asnjë abstenim e asnjë kundër. Dita e djeshme sheshoi ndasitë e fundit me palëve, dhe pse konsensusi nuk qe i lehtë. Pika më e nxehtë qe ajo e lënë pezull nga negociatat e mëparshme, se kush do të kryejë verifikimin e informacionit të deklaruar në formularin që çdo zyrtar duhet të plotësojë.

Opozita këmbënguli se ky funksion duhet t’i lihej prokurorisë si i vetmi organ i pavarur me fuqi dhe logjistikë për hetim të vërtetësisë së së dhënave, ndërsa mazhorancë kërkonte që këtë verifikim ta bënte vetë institucioni ku punon, zgjidhet apo emërohet zyrtari. Pas tre ditësh mosdakordësi për të lëshuar pe për njërën prej alternativeve, mazhoranca dhe opozita ranë dakord për një zgjidhje të artë: t’i pranojnë të dyja. Në këtë mënyrë, do të hetojë edhe prokuroria informacionin, po edhe vetë institucioni.

Në këto kushte, vendimi i miratuar nga Parlamenti detyron organet përgjegjëse që të krijojnë një strukturë të posaçme për administrimin e formularit të vetëdeklarimit. Ndërkohë që, edhe Prokurori i Përgjithshëm duhet të krijojë një strukturë të re pranë institucionit që drejton, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin. Aktivizimi i prokurorisë do të bëhet në rastet kur ka kërkesë nga institucioni përkatës, por edhe kur ka një indicie.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'