Konsensus për dekriminalizimin?
Opozita s'tërhiqet nga testi i drogës 

Konsensus për dekriminalizimin?<br />Opozita s'tërhiqet nga testi i drogës 
Opozita ka një qëndrim krejt të ndryshëm nga ajo që Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj deklaroi një ditë më parë sipas së cilës maxhoranca dhe opozita janë shumë afër arritjes së konsensusit për dekriminalizmin.
 
Por me sa duket testi i drogës po mban larg arritjen e konsensusit për miratimin e një ligji të përbashkët për dekriminalizimin.
 
Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar Oerd Bylykbashi konfirmoi këtë të martë në një prononcim për mediat se opozita nuk është tërhequr nga kjo pikë kyçe e platformës së demokratëve.

Askush nuk ka tagër nga aspekti i PD-së që të tërhiqet nga testi i drogës. Është pjesë e një platforme politike të miratuar nga PD-ja në lidhje me çështjet e dekriminalizimit. Ju konfirmojë që PD nuk është tërhequr nga kjo çështje. Nëse do të kishte pasur marrëveshje sot do ta kishim komisionin të mbledhur, do të ishim në fazën e aprovimit. Ne nuk kemi ndërmend që nëpërmjet detajesh ligjore t'i japim mundësinë kriminelëve të ndryshëm të kategorive të ndryshme që të fshihen dhë të gjejnë alibinë për t'u futur përsëri në organet e shtetit qoftë të zgjedhura dhe të emëruara”, ka thënë Bylykbashi.

Komisioni i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin e mbyll mandatin e tij në fund të dhjetorit, ndërsa palët politike kanë gjetur dakortësinë pothuajse për të gjithë projektin.
 
Maxhoranca ka pranuar tashmë propozimin e opozitës për vendosjen e shenjave të gishtërinjve si kusht për zyrtarët në vend. Ndërkaq këto ditë po negociohet për një tjetër propozim të opozitës që ka të bëjë me testin e drogës për të gjithë ata zyrtarë që emërohen apo votohen në poste publike.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës