TIRANE- Pas një seance maratonë debat për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, që zgjati 6 orë, Kuvendi miratoi dje me konsensus rezolutën e paraqitur nga PD. Gjatë debatit, i cili përfshiu përfaqësues të qeverisë dhe të gjitha grupeve parlamentare, u ngritën një sërë çështjesh vendimtare në çuarjen përpara të procesit të integrimit si forcimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në ekonomi, drejtësi dhe në sektorë të tjerë. Në fjalën e saj, Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha vuri në dukje se procesi i integrimit është një faktor kyç i axhendës kombëtare dhe një prioritet i të gjitha qeverive shqiptare. “Integrimi është një prioritet madhor i kësaj qeverie dhe një kërkesë direkte e qytetarëve shqiptarë,” tha ndër të tjera Gjosha.
Rezoluta, që u miratua me 105 votat e të gjithë deputetëve të pranishëm ndër të tjera rikonfirmon se integrimi i Shqipërisë në BE është objektivi madhor i vendit dhe përbën axhendën kombëtare të Kuvendit; konfirmon angazhimin e këtij institucioni që përparimi në procesin e integrimit të Shqipërisë të bazohet në meritë; thekson se marrja e statusit të vendit kandidat brenda dhjetorit të këtij viti duhet të përbëjë prioritetin kryesor të punës së Kuvendit të Shqipërisë dhe Qeverisë.
Përplasjet
Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj akuzoi presidentin Bujar Nishani se ka kthyer KLD-në në çerdhe nepotizmi dhe klientelizmi dhe duhet një reformë e rëndësishme dhe tërsësore në këtë sistem. Nga ana e saj opozita e cilëson të papranueshme sulmin. Deputetja e PD-së Jozefina Topalli akuzon se mazhorancën se me këto sulme po kërkojnë t'i dërgojnë BE-së mesazhin për heqjen e Presidentit, shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese dhe heqjen e Gjykatës së Lartë.
Akuza të rënda u lëshuan edhe nga ana e ish-kryeministrit Berisha për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri. Berisha akuzon Tahirin se është në hetim për kontrabandë familjare, dhe i lidhur me botën e krimit prandaj ndërmori hakmarrjen kolektive në polici. Berisha e akuzon për shndërrim në një bandë të Emilianio Shullazit, madje i kërkon Tahirit të pranojë se është kërcënuar. Ministri Tahiri mohon akuzat dhe deklaron se është ndryshe nga Berisha i cili “vdes baxhanaku në biznesin e demontimit të armëve dhe bën sikur nuk kishte baxhanak, dhe kur Shqipëria kërkonte të bënte hapa para dhe ish kryeministri çmontonte institucionet e pavarura”.
Replikat Berisha-Tahiri
Topalli për Xhafajn: Sulmoi Nishanin, të nxirrej nga salla
XHAFAJ: KLD është kthyer në çerdhe nepotizmi dhe klientelizmi. Të nënshkruajmë marrëveshje të gjerë politike ku të angazhohemi për ndryshime kushtetuese ligjore për ndryshimin e sistemit të së drejtës. Pavarësisht se numrat mund të bëhen për të kaluar edhe këtë lloj ndryshimesh nuk duhet të bishtnojë politika. Po vuajmë pasojat e politizimit të skajshëm për këtë sistem gjyqësor për shkak se hallka kryesore e këtij sistemi, Presidenti i Republikës për fatin e keq të tij është një lojtar partiak, e akoma një lojtar i bindur që po bën mirë veç një detyrë, të krijojë dhe garantojë mirë celulat militante brenda sistemit.
Topalli: Në Parlament nuk mund të sulmohet Presidenti, të fyhet kryetari i shtetit, jo vetëm se ka një nen që ju detyron ju (I drejtohet Ilir Metës) t’ia ndërprisni fjalën, dhe ta nxirrni jashtë. Jua kërkoj me njerzillëk. Në Parlament nuk mund të sulmohet. Është e papranueshme dhe e dënueshme të sulmohet opresidenti. Cili është mesazhi që çoni në Bruksel, se duhet hequr Presidenti,se duhet shkrirë Kushtetuta?! KLD?! Se duhet hequr Gjykata e Lartë?!
META: Konsideratat politike nuk mund t’i intepretoj dhe secili mund të ketë intepretime të ndryshme. Për aq sa ndoqa Xhafaj shrpehu vlerësimin për sistemin e drejtësisë. Në raport me presidnetin ju e dini qëndrimin tim, jo vetëm për këtë aktual, mendoj tia lëmë në gjykim të gjithë atyre që na dëgjojnë e të ruajmë etikën.
BERISHA: Sollët formën kolektive të dënimit, kjo është forma më primitive dhe më e dënueshmja. Vutë në krye të ministrisë së Rendit një njeri konfliktual. Objekt i hetimit për kontrabandë familjare dhe evazionin familjar. Së bashku me kryekreun nisën hakmarrjen kolektive, shkarkim kolektiv të drejtuesve të policisë, pavarëishst se ishin nga 20 vjet në punë. E ka marrë vesh mbarë Europa se viktimë ka qenë bashkëpunëtor i i afërt, ortaku në lojrat e fatit i ministrit aktual të rendit. Me që jam te ky, ortaku i Olsit do i them dhe dy fjalë.
Detyra e ministrit të Brendshëm është e rëndësishme por shndërrimi yt në një bandë të Emilianio Shullazit. Lame ka qenë miku më i ngushtë i Edi Ramës, dhe kur i reshtoi bandat. Të dalësh ti si zëdhënës i Shullazit kundër një bande e një njeriu është e rrezikshme, kërcënuese për vendin. Pse si thua shqiptarëve që të kanë kërcënuar? Ne jemi kundër kërcënimeve pavarësisht se s’i thua, por mos u tall vazhdoni dënimet kolektive, shkritë policinë kriminale, e cila ka pasur vlerësimet më të larta në marrjen e vizave, dhe me një të rënë të lapsit një kontrabandist e merr dhe e fshin nga faqja e dheut.
TAHIRI: Ku do që të shkosh dëgjoje deputet Berisha se unë e ju i përkasim racave të ndryshme. Unë i përkas atij grupi njerëzish që kemi lindur, rritur e edukuar me tjetër mentalitet dhe këtë modën e të hedhurit baltë sic jeni mësuar ju dhe deputet Berisha refuzojmë. Më vjen keq që prej 25 vitesh i je bërë si mizë kali këtij vendi e populli. Lëre rehat. Por unë nuk jam si ish-kryeministri që i vdes baxhanaku në biznesin e demontimit të armëve dhe bën sikur nuk kishte baxhanak,si ish kryeministri që Shqipëria kërkonte të bënte hapa para dhe ai cmontonte institucionet e pavarura dhe ju të gjithë bashkë hidhin baltë mbi opozitën dhe bënit gjithcka ishte e mundur për ta çuar këtë vend pas.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com