Konsensusi për reformën, Xhafaj
takim me ambasadorin e SHBA

Konsensusi për reformën, Xhafaj<br />takim me ambasadorin e SHBA
Me datën e përcaktuar tashmë për votimin e Reformës në Drejtësi 21 Korrik, ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vazhdon takimet intensive për gjetjen e konsensusit.
 
Mëngjesin e ditës së sotme diplomati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një takim me kreun e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Takimi mes Fatmir Xhafës dhe ambasadori Donald Lu u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.
 
Ambasadori i SHBA është njohur nga Xhafaj për ecurinë e diskutimit të draftit në Komision dhe mundësitë e gjetjes së konsensusit në ditët e mbetura para se të dërgohet në Kuvend.
 
Kujtojmë që drafti është dakordësuar 99% mes palëve, ndërsa mbetet peng i një pike të vetme, kërkesës së PD për vendet e rezervuara në Veting.
 
Ndërkohë që nga dita në ditë presioni për marrëveshje mes palëve rritet, teksa 11 ditë para se Reforma në Drejtësi të votohet në Kuvend do të mbërrijë në Tiranë në 10 Korrik, Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Viktoria Nuland, si mundësia e fundit për konsensus.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv

Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv