TIRANË-. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço do të niset ditën e nesërme për një vizitë zyrtare në Gjermani, ku pritet të zhvillojë disa takime të nivelit të lartë me përfaqësues të qeverisë dhe të sistemit të drejtësisë gjermane.

Burime nga Ministria e Drejtësisë bënë të ditur se gjatë kësaj vizite, Naço do të takohet me Ministrin e Drejtësisë së Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Maas, Kryetaren e Gjykatës së Lartë, Monika Nöhre si dhe me Sekretarin Parlamentar të Drejtësisë, Christian Lange. 

Disa nga çështjet kryesore që priten të adresohen gjatë takimeve lidhen me ecurinë e reformave të nisura në sistemin e drejtësisë dhe rëndësinë e tyre përkundrejt proceseve integruese të vendit.

Marrë nga "ATSH"