Më 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 në Tiranë ndodhi vrasja e një të riu, dhe autor i saj ishte pikërisht 25 vjeçari Xhuvani. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Visha” në Tiranë, ku Kostandin Xhuvani ka vrarë me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta Alfred Musabelliu 26 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima, Alfred Musabelliu së bashku me dy shokët e tij, A.G. dhe P.P. kishin shkuar në banesën e Albi Zelës për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Konstandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Në koflikt ka ndërhyrë edhe Konstandin Xhuvani, i cili ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.
Pasi kanë dëgjuar të shtënat A.G. dhe P.P. janë larguar me vrap të frikësuar. Në këtë moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kanë dalë jashtë nga shtëpia dhe i kanë ndjekur nga pas, ku Konstandini ka qëlluar sërish me pistoletë.
Nga hetimi i prokurorëve dhe policisë u zbulua se pas vrasjes, 25-vjeçari Kostandin Xhuvani është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Albi Zela u largua për në banesën e dajës së tij, ku edhe u arrestua më pas nga policia. Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më vonë, pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës.
Gjykata e denoi vetem me dy vite burg
Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite burg Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili më datë 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun. Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit”.
Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij, pasi menjëherë pas vrasjes ju fsheh policisë. Pas kryerjes se dënimit, Konstandin Xhuvani lirohet, për të ardhur në masakrën e mëngjesit të sotëm.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)