Konstituimi i bashkisë Berat, Çuçi:
Etapë tjetër,mbështetje të qeverisë

Konstituimi i bashkisë Berat, Çuçi:<br />Etapë tjetër,mbështetje të qeverisë
BERAT - Pas zyrtarizimit të kryetarve dhe antarëve në këshillat bashkiak në të gjithë vendin ka nisur edhe konstituimi i bashkive.

Konstituimi i parë është bërë në Bashkinë e Beratit, e cila është zgjeruar me hartën e re territorial dhe tashmë do tu shërbeje 99 mijë banoreve dhe do ketë një sipërfaqe më të madhe.

Të pranishëm në këtë proces ishin Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, dhe Ministrja e Shtetit për Mardheniet me Parlamentin, Ermonela Felaj dhe deputetë të tjerë të koalicionit të majtë.
 
Ministri Çuçi u zotua gjatë fjalës së tij, se tashmë nis një etape tjetër për njësite e reja vendore, të cilat do kenë mbështetjen e qeverisë.

“Që në momentin e parë ju keni qenë edhe kryetarë, ende pa u betuar, por gjithsesi pasi kam marrë mandatin, ne kemi bërë si qeveri dy mbledhje deri tani, me të gjithë kryetarët e bashkive të shqipërisë të majtë dhe të djathtë dhe kemi filluar ndërkohë nga puna sepse mendojmë që sa më shpejtë ne konsolidojmë dhe sa më shpejtë ne krijojmë këto bashki të reja e kwtu përfshihet edhe bashkia e Beratit, aq më kollaj do ta kemi për të filluar dhe për të zbatuar pikërisht këtë vizion”, - tha Çuçi.

Proçedura e mbledhjes së konstituimit ka vijuar më pas me proçesin e votimit, ku 31 këshilltarë votuan kryetaren e ri të këshillit bashkiak, Nikoleta Manka, dhe nënkryetaren, Dhurata Plaku, të dyja përfaqëuese të Partisë Socialiste.

Më pas kryetari i ri i bashkisë, Petrit Sinaj, ka bërë dhe betimin përpara këshilltarëve, teksa u zotua edhe për mbajtjen e premtimeve dhe bashkëpunim në kuadër të procesve zhvilluese për qytetit.

Konstituimi bëhet pas ndarjes së mandateve për këshilla dhe kryetarë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sakaq sipas procedurës ligjore është konfirmuar dhe vlefshmëria e mandatit nga gjykata.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë