Balla i shtrin sërish dorën opozitës: Të bashkëpunojmë për Reformën Zgjedhore, takimi Meta-Basha, jo lajm

Ditën e sotme është konstituuar Këshilli i Qarkut të Elbasanit. Kryetari i këtij qarku është zgjedhur Bukurosh Stafa. Ndërkohë në këtë konstituim ka qenë i pranishëm edhe kreu i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

Balla ka thënë se u ka kërkuar krerëve të qarkut të Elbasanit më shumë bashkëpunim. Ndër të tjera Balla ka shtrirë edhe një herë dorën për bashkëpunim me opozitën jashtë parlamentare duke thënë se kjo do t'i vinte në ndihmë vendit për të realizuar me sukses Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi.

Ndërsa takimi mes presidentit Meta dhe kreut të PD, Lulzim Basha, për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, nuk përbën asnjë lajm. Balla ndër të tjera ka deklaruar se në qytetin e Elbasanit do të ofrohen 2 punonjës të ministrisë së Drejtësisë për konsulencë ligjore për të gjithë ata persona që nuk kanë mundësi të paguajnë.

"Sot u përmbyll cikli i plotë i  konstituimit të organeve të reja që burojnë nga zgjedhjet e 30 qershor dhe me konstituimin e Këshillit të Qarkut të Elbasanit. Dua tu uroj shumë sukses. Koordinimi mes bashkive të qarkut. Elbasani ka 7 bashki dhe një numër të madh banorësh. Për sa i përket administrimit të bashkive. Kam nxitur kryetarët e bashkive që të jenë bashkëpunues lidhur me ujin e pijshëm. Sa më të mëdha ndërmarrjet aq më mirë bëhet menaxhimi. Kemi 2.8 milion banore dhe kemi nr te madh ujesjellësi. Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe raportit të ODHIR, zgjedhjet kanë qenë Demokratike. Nuk i është mohuar asnjë partie e drejta për tu futur në zgjedhje. Për pasojë shumë e rëndësishme shprehim gatishmërinë, për të bashkëpunuar jo vetëm me kolegët tanë të opozitës parlamentare por edhe me partitë jo parlamentare. Ose ato që vetëdorëzuan dhe u zhytën në një situatë të vështirë për to, për të bashkëpunuar në funksion të një reforme elektorale të thellë. Është bërë punë e shkëlqyer deri tani në komisionin e Reformës zgjedhore. Lajmi që më thoni ju se Presidenti i Republikës në detyrë takon kryetarin e opozitës për mua nuk përbën lajm. Duhet të falenderoj edhe zonjën Hajdari dhe zotin Xhiknuri. Në këto ditë po punojnë intensivisht për të patur një draft të përbashkët  për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Edhe rekomandimet e ODHIR duhet të përkthehn në amenendamente. Unë jam shpresë plotë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur pritshmëritë e BE lidhje me reformat e ndërmarra. fillimi i bisedimeve hapja e e marrëveshjes së anëtarësimit të Shqipërisë në BE është e rëndësishme për të vijuar Reformat që janë ndërmarrë. Në tetor do të kemi mesazh pozitiv. Kuvendi i Shqipërisë është e angazhuar për Reformën zgjedhore. Reforma në Drejtësi. Kishim ktu edhe ministren e Drejtësisë që jo rastësisht zgjodhi Elbasanin që të fillojë ofrimi falas të konsulencës ligjore për ata njerëz në nevojë. Këtu në ditët në vijim do të jenë 2 punonjës të ministrisë së Drejtësisë." ka thënë Balla.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'