FIER- Ditën e sotme është konstituuar Këshilli i Qarkut të Fierit. Ky konstituim vjen pas marrjes së detyrës së kryebashkiakëve dhe këshillave bashkiakë në qarkun e Fierit.
Në krye të Këshillit të Qarkut Fier është zgjedhur Evis Sema e cila për katër vite drejtoi Këshillin Bashkiak të Fierit.
Konstituimi i Këshillit të Qarkut të Fierit është bërë në praninë e Prefektit të qarkut Fier, deputetëve e kryetarëve të bashkive. Po në këtë prezencë është zhvilluar edhe mbledhja e parë e këtij këshilli.

Komento
Komente

