Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar zyrtarisht Albin Kurtin për postin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, menjëherë pasi Kuvendi i Kosovës u shpall i konstituuar.
Hapi i radhës është që ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ta mandatojë Kurtin për formimin e ekzekutivit. Më pas, ai duhet t'i paraqesë Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë për votim.
Vetëvendosje ka deklaruar më herët se disponon 62 vota për formimin e qeverisë, një më shumë se minimumi prej 61 votash që nevojitet për miratimin e kabinetit. Sipas partisë, këto vota përfshijnë 53 deputetët e saj dhe nëntë deputetë nga komunitetet joshumicë.
Lajmi kryesor:
Votohet qeveria e re e Kosovës, opozita paralajmëron padi në Kushtetuese: Është jo legjitime! Kurti thirrje PDK-së: Propozoni nënkryetarin e Kuvendit








