TIRANE- Qeveria kosovare është në fazën e projektit për konsullatat e përbashkëta me Shqipërinë, në mënyrë që më pas të vendosin se ku do të konkludohet.
Duke qënë një shtet i ri, dhe ku ende s’është njohur nga të gjitha vendet, Kosova po bënë gjithë përpjekjet për të qënë prezente me përfaqësitë diplomatike dhe në këto vende, që janë Spanja, Rumania etj, që ende nuk e kanë njohur e ku rolin e përfaqësisë për ta e luan ambasada shqiptare, sipas dhe një marrëveshjeje që nga koha e qeverisjes së Berishës.
Por gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare të kryesuar nga Rama e Thaçi disa ditë më parë në Prizren u ra dakord që të ngriheshin konsullata të përbashkëta, referuar dhe krizës së ekonomike për të dyja vendet në sektorin diplomatik.
Qeveria shqiptare është në pritje të propozimeve të qeverisë kosovare për konsullatat përbashkëta.
Burime nga qeveria kosovare bëjnë me dije se projekti që është në hapat e parë të evidentimit përfshin konsullatat e përbashkëta me Shqipërinë në Preshevë, Tetovë dhe në Ulqin.
Pritet që Kosova të kërkojë nga qeveria shqiptare mbështetje për konsullatë dhe në Gjermani, Zvicër si dhe Austri, aty ku komuniteti i shqiptarëve të Kosovës është shumë i madh, por që ka prezencë të madhe dhe të komunitetit të shqiptarëve të Shqipërisë.
Theksojmë, se duke qënë në fazën e projektit, ende propozimet nuk kanë arritur në Ministrinë e Jashtme Shqiptare, që na konfirmoi se pret propozimet nga qeveria e Kosovës e ministria homologe e saj. E cila ende është në fazën e konfigurimit të këtyre propozimeve e marrjes së mendimeve nga ekspertët e fushës dhe sipas nevojave që ka qeveria e Kosovës.
Mësohet se, për shkak se në terminologjinë diplomatike nuk është e sanksionuar që të ketë konsullata të përbashkëta me emërtesë Konsullata Shqiptaro-Kosovare, atëherë do të operohet në elementin që, konsullatat përmes një ndarjeje të drejtë të mbajnë emrin ose konsullata shqiptare ose kosovare, për të shmangur dhe përplasjet. Sipas burimeve po punohet nga ana e qeverisë së Kosovës për arritjen e një akordi të tillë, të deklaruar dhe nga dy kryeministrat në Prizren, ndërkohë që Shqipëria pret propozimet kosovare.
Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com