Rritja e konsumit të energjisë elektrike dhe mungesa e reshjeve gjatë muajve të vjeshtës po bëjnë që të importohen sasi të mëdha energjie nga jashtë vendit. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe CEZ Shpërndarje po vijojnë edhe këto ditë të importojnë energji, teksa në vend po bien reshje të dendura dëbore.