Konsumatorët familjarë kanë
nisur të kursejnë energjinë elektrike
Sipas raportit vjetor 2014 për energjinë të ERE-s, (Enti Rregullator i Energjisë), konsumi familjar në raport me konsumin e përgjithshëm të faturuar të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë gjithë vitin, zuri rreth 58 %. Por në 6 muajt e parë 2015, konsumi nga përdoruesit familjarë ka nisur të ulet në krahasim me vitet e tjera, edhe pse rezulton me rritje më modeste me vetëm me 2,3%.
Sipas raportit vjetor 2014 për energjinë të ERE-s, (Enti Rregullator i Energjisë), konsumi familjar në raport me konsumin e përgjithshëm të faturuar të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë gjithë vitin, zuri rreth 58 %. Por në 6 muajt e parë 2015, konsumi nga përdoruesit familjarë ka nisur të ulet në krahasim me vitet e tjera, edhe pse rezulton me rritje më modeste me vetëm me 2,3%.
Kjo përqindje shënon në fakt, rritjen më të ulët ndër gjithë vitet e fundit dhe tregon se për herë të parë, aksioni për pagesën e energjisë së konsumuar po rrit dukshëm edhe kujdesin e konsumatorëve familjarë për të kursyer energjinë elektrike për konsum.
Në trajektoren e rritjes së konsumit të energjisë nga konsumatorët familjarë vihet re se ulja në 6 muajt e parë 2015 është e ndjeshme, krahasuar me të njëjtën periuidhë të 2014-tës kur familjarët rritën me 7,2% më shumë konsumin e energjisë nga e njëjta periudhë e 2013-tës. Ndërsa atë vit, për të njëjtën periudhë, rritja e konsumit ndaj 2012-tës ishte 13,5% më shumë se në 2011-tën.
Edhe në tërësi, sivjet po vërehet ulje e konsumit të energjisë elektrike, krahasuar me vitet e mëparshme. E llogaritur nga INSTAT, rezulton se në 6 muajt e parë 2015, konsumi i energjisë elektrike u rrit vetëm me 3,5%. Në 2014-tën për të njëjtën periudhë rritja ishte 7,2%, ndërsa në vitin 2013 llogaritej me 14.1% më shumnë se 2012-ta.
Ulja e konsumit të energjisë përbën një detyrim për qeverinë përballë Bashkimit Europian dhe sipas burimeve në MEI, Shqipëria ka marrë zotimin që deri në vitin 2020 të ulë me 11% konsumin e energjisë, duke rritur eficencën e energjisë në tërësi.
Për këtë objektiv, ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) ka dorëzuar në qeveri projektligjin “
Për efiçencën e energjisë”, që përfshin edhe ruajtjen e efiçencës së energjisë në banesa, ku konsumatorët e energjisë elektrike, përfshirë dhe administratën publike, kompanitë e mëdha, familjarët, do të detyrohen të zbatojnë rregulla për kursimin e energjinë elektrike. Për herë të parë parashikohet krijimi i Fondit të Eficencës.Me miratimin e ligjit të ri, rregullat do zbatohen fillimisht në sektorin publik dhe kompanitë e mëdha.
Masat parashikohet të ulin dhe parandalojnë konsumin e tepërt, duke mos lejuar më shitjen e pajisjeve elektroshtëpiakeve, që nuk kursejnë energji, ndërsa në ndërtimin e pallateve nuk do të lejohet më mospërdorimi i termoizolimit në ndërtesat në tërësi.
Për apartamentet dhe godinat e vjetra, Fondi i Eficencës do të mundësojë dhënien e lekëve për rikonstruksionin deri në 50% të ndërtesave të vjetra, ndërsa një strukturë e veçantë monitorimi do të kontrollojë në terren zbatimin e tij
Marrë nga ATSH(s.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
23.2%
-
Jo
66.9%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 142
Lajme të tjera
-
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari
3 Maj, 08:51
-
‘Reporterët Pa Kufij’: Liria e shtypit në botë kërcënohet nga politika! Shqipëria bie me 3 vende, Kosova me 19-të
3 Maj, 08:39
-
Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët
3 Maj, 08:35
-
Lufta në Gaza/ Qeveria izraelite konfirmon vdekjen e një pengu, të mbajtur nga Hamasi prej 7 tetorit
3 Maj, 08:30
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë
3 Maj, 08:21
-
Lufta/ Ushtria e Kievit: Situata në front po përkeqësohet! Media: 349 sulme në Zaporizhzhia në pak ditë
3 Maj, 08:10
-
'Nëse Moska depërton vijën e frontit, ne do të ofrojmë ushtarë për Kievin', oferta e Macron trondit BE-në! NATO: Kërcënime hibride nga Kremlini
3 Maj, 07:52
-
Rusia nuk pranon të marrë pjesë në takimin e paqes me Ukrainën në Zvicër: Nuk jemi të interesuar
3 Maj, 07:31
-
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
3 Maj, 07:19
-
Koha për të rregulluar problemet e së shkuarës...çfarë thonë yjet për ju sot
3 Maj, 07:03
-
'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur
2 Maj, 23:00
-
Qeveria e re e Serbisë me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës
2 Maj, 22:48