Konsumi i ujit shmang
tumorin e fshikëzës

Konsumi i ujit shmang<br />tumorin e fshikëzës
Konsumi i lartë i lëngjeve, në vecanti i ujit, është një mburojë e shkëlqyer ndaj kancerit të fshikëzës te meshkujt. Një studim i ri i Jiachen Zhou, epidemiolog në universitetin Broën, ka hipotizuar se lëngjet mund të largojnë qelizat potenciale kacerogjene para se të dëmtojnë indet dhe në kohë afat gjate të transformohen në qeliza kancerogjene.

Studiuesit e drejtuar nga Zhou kanë vlerësuar lidhjen ndermjet marrjes së lëngjeve dhe kancerit të fshikëzës në 47909 pjesëmarrës të “Health professionals follow-up, studim ky që zgjati 22 vjet. Pjesëmarrësit u testuan vazhdimisht mbi stilin e jetës dhe zakonet e tyre dhe u kontrolluan nga pikëpamja klinike gjatë këtyre 22 viteve.

Studiuesit arritën të gjejnë një lidhje ndërmjet konsumit të lëngjeve dhe kancerit të fshikëzës. Në vecanti, kush pi më tepër se 2,5 litër ujë në ditë ka ulur rrezikun e tumori me 24% lidhur me ata që konsumojnë më pak.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron