Një pilot i British Airways konsumoi kokainë nga gjoksi i një gruaje topless teksa po festonte në një klub në Afrikën e Jugut, disa orë para fluturimit të tij të planifikuar për në Londër.
Mike Beaton, baba i martuar i një fëmije, kishte një ditë pushimi në Johannesburg përpara fluturimit të planifikuar në Londër katër javë më parë. Sipas një raporti të tabloidit britanik The Sun, ai e kaloi natën e tij me disa femra duke pirë alkool dhe duke konsumuar drogë.
Beaton u pezullua dhe u kthye në shtëpi të nesërmen, Në aeroport ai iu nënshtrua një testi droge, në të cilin rezultoi pozitiv dhe më pas u pushua nga puna. Sipas The Sun, incidenti është cilësuar një tronditje për kompaninë ajrore.
Për shkak të kësaj ngjarjeje, linja ajrore u detyruar të vononte fluturimin për në Londër për 24 orë teksa po përpiqeshin të gjenin një zëvendësues. Kjo gjë kompanisë ajrore i kushtoi 10 mijë paund