Filipine: Konsumon cigare elektronike? Je i arrestuar! Administrata Trump shqyrton mundësinë e ndalimit të përdorimit

Filipine: Konsumon cigare elektronike? Je i arrestuar! Administrata Trump shqyrton mundësinë e ndalimit të përdorimit

Filipine do të ndalojë përdorimin dhe importimin e cigareve elektronike dhe do të arrestojë këdo që i përdorë ato.

Presidenti Duterte njoftoi për vendimin gjatë një konference për media, pasi u pyet për një raport të Departamentit të Shëndetësisë që konfirmon rastin e parë të dëmtimit të mushkërive, që lidhet me cigaret elektronike.

Industria e cigareve elektronike ka shënuar një rritje të shpejtë, mirëpo është përballur me një reagim në rritje të publikut për shqetësimet e përdorimit nga të rinjtë.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka azhornuar numrin e viktimave prej cigareve elektronike. Sipas saj, ende nuk është identifikuar saktë substance që shkakton sëmundjen vdekjeprurëse të mushkrive.

Sidoqoftë, është vërtetuar se shumica e viktimave kanë qënë konsumatorë të rregullt të cigareve elektronike të cilat përmbajnë Thc (tetrahidrocannabinol), një kimikat i cili mendohet të jetë shkaku kryesor i efekteve psikologjike dhe psikopatike të shkaktuara nga kanabisi. Vdekja e parë nga cigarette elektronike në SHBA u regjistrua në muajin gusht.

Administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndalimit të përdorimit të cigareve elektronike në të gjithë vendin.

“Është diçka potencialisht e rrezikshme. Ka pasur vdekje dhe shumë probleme të tjera. Njerëzit mendojnë se cigaret elektronike nuk dëmtojnë, por nuk është e vërtetë dhe madje ato krijojnë probleme dhe te të miturit" – tha Trump para gazetarëve.

Nju Jorku dhe Michigani para pak kohe ndaluan shitjen e cigareve elektronike me aromë.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Mjekësisë, një nga agjencitë më të rëndësishme shëndetësore në Shtetet e Bashkuara, përmes një deklarate, iu ka kërkuar konsumatorëve të mos konsumojnë blejnë produkte jozyrtare për cigaret elektronike si dhe i ka kërkuar kompanive prodhuese të modifikojnë ampulat që përmbajnë substancat tymosëse, në mënyrë që të shmangen rreziqet shëndetësore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari