Konsumoni më shumë çaj, do t`ju ndihmojë në përmirësimin e kreativitetit

Konsumoni më shumë çaj, do t`ju ndihmojë në përmirësimin e kreativitetit

Çaji nuk ndihmon vetëm në ditë të ftohta për të ju ndryshuar sadopak temperaturen e trupit, dhe as nuk është i vlefshëm vetëm në rastet kur mund të jeni grip. Tani filloni dhe konsumojeni shpesh se do t`ju ndihmojë në përmirësimin e kreativitetit.

Sipas një studimi, pirja e çajit i bën njerëzit të jenë më kreativ. Vetëm një gjysmë filxhani ju ndihmon mjaftueshëm që t`ju inspirojë me ide fantastike pas disa minutash. Çaji përmban kafeinë dhe theaninë (një lloj amino acidi) që përmirësojnë shpejtësinë e të menduarit, saktësinë dhe fokusin.

Studiuesit nga Universiteti i Pekinit, në Kinë, shprehen se kjo do të thotë që çaji ka një efekt pozitiv mendor. Ata besojnë se kjo nxit disponimin e njerëzve dhe i ndihmon ata të relaksohen në një mënyrë të ngjashme me meditimin.

Këngëtarja Mick Jagger, shkencëtari Albert Einstein dhe autori C. S. Lewis janë disa nga të famshmit që kanë konsumuar shumë çajin.

Yan Huang, udhëheqësi i studimit, zhvilloi dy eksperimente 20 minutëshe në 90 studentë. Gjysma e nxënësve në secilën provë pinin deri në një filxhan çaj, tre minuta para fillimit të detyrave/testit.

Gjysma tjetër pinte ujë, në testin e parë, atyre iu kërkua të krijonin një ndërtim “tërheqës” pa blloqe bllokuese. Dhe në të dytën, ata duhet të gjenin një emër “cool” për një restorant të ri.

Ata që pinë çaj arritën të shënonin mesatarisht 6.54 pikë në testin ndërtimit të ndërtesës dhe 4.11 në provën e dytë të gjetjes së emrit për restorantin.

Ndërsa ata që konsumuan ujë, shënuan respektivisht 6.03 pikë dhe 3.78 pikë.

Yan Huang u shpreh se : “Studimi aktual tregon se ata që pinë çaj mund të përmirësojnë performancën krijuese me mendime të ndryshme.”

“Kjo punë ndihmon në kuptimin funksionit të çajit mbi kreativitetin dhe ofron një mënyrë të re për të zbuluar marrëdhëniet midis konsumit të ushqimit dhe pijeve dhe përmirësimit të njohurive njerëzore”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë