Kontestimet e PD për reformën në drejtësi

1- PD ngre pikëpyetje për ekzistencën dhe funksionimin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë.
 
2-Ekzistenca e Gjykatës së Lartë Administrative, dy gjykatave të larta si dhe me prurjen jashtë sistemit gjyqësor në Gjykatën e Lartë.
 
3-PD s'pranon ekzistencën e Prokurorisë Paralele.
 
4-PD nuk është dakord me ndërprerjen e mandateve të organeve kushtetuese ekzistuese.
 
5-PD nuk është dakord me strukturat që do të kryejnë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve, prokurorëve, mohimin e të drejtës kushtetuese të tyre për një proces të rregullt ligjor

6-PD nuk është dakord për procesin e emërimit dhe funksionet e inspektoriatit të lartë të drejtësisë.

7-PD nuk është dakord me përbërjen e tribunalit disiplinor.

8-PD nuk është dakord me formulën e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi dhe respektimit të parimit të superkonstitucionalitet.

9-PD nuk është dakord me përfshirjen në sistemin gjyqësor të individëve jashtë rregullave normale të përfundimit të shkollës së magjistraturës.

10-PD nuk është dakord me procedurën e emërimit të anëtarëve jo gjyqtarë Prokurorë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit apo të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Redaksia online
Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur