Dardan Elezi, doganier në pikën kufitare të Morinës u arrestua nga policia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ai akuzohet për një ngjarje të ndodhur në 17 shkurt të këtij viti ku u arrestuan 6 doganierë, ndërsa Elezi bashkë me tre qytetarë të tjerë u shpall në kërkim.

Doganieri ka qenë në detyrë por nuk kanë kryer veprimet doganore ndaj një makine me targa “AA 169 CG”, në pronësi të personit me inicialet N.F, i cili ishte i ngarkuar me një sasi prej 226 bidona të mbushur me lëng, i dyshuar si ujë për bateri (gjithsej 5 650 l), automjet që dyshohet se ka kaluar kontrabandë nëpërmjet doganës Morinë.