Kontrabandë nafte nga
porti i Durrësit, 7 në pranga

Kontrabandë nafte nga<br />porti i Durrësit, 7 në pranga
DURRES- Shtatë persona janë vënë në pranga pasi dyshohen për kontrabandë të mallrave pa akcizë. Mes të arrestuarve, 4 prej të cilëve punonjës të doganës, së Portit Romano-Port, në Durrës. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin mbrëmë ( 5 nëntor) kanë mundësuar kalimin kontranbandë të 41 500 litra karburant.

Të arrestuarit janë Afrim Mece, Klodian Cullhaj, Laurent Beka, Selman Doci, Ylli Troplini, Artur Mustafai dhe Pëllumb Metollari. Detaje të operacionit të kryer sot në portin e Durrësit priten të bëhen të qarta në orët e mëvonshme.

ARRESTIMET 
-Selman Doçi, 43 vjeç, nga Tirana, përgjegjës turni në Romano- port, Ylli Troplini, 50 vjeç, nga Durrësi, dhe Artur Mustafa, 36 vjeç, nga Tirana, doganierë të kontrollit fizik në Romano port, Klodian Çullhaj, agjent doganor në firmën “Ferri”, Laurent Bega, 40 vjeç, maganizier në firmën “Euro Petrol”, Afrim Meçe, 38 vjeç, banues në Krujë, drejtues i autobotit me targë SH 8895 D / SH 9037 dhe Pëllumb Metollari, 61 vjeç, banues në Fier, drejtues i autobotit të firmes “Special Gas” me targa FR 0737 D.

AKUZA
Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin gjatë natës së kaluar ( 5 nëntor) kanë mundësuar kalimin kontrabandë nga Porti i Romano-Port të një sasie prej 41.500 litra karburant drejt pikave të karburantit në Shkodër dhe Fier.
(s.g/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarja i kalon në kompetencë SPAK-ut! Autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal