Kontrabanda e naftës, 12 të
akuzuar gjykim të shkurtua

Kontrabanda e naftës, 12 të <br />akuzuar gjykim të shkurtua
TIRANE- Në seancën e dytë në ngarkim të 16 të akuzuarve për skandalin e naftës "virgin", shumica e të pandehurve i kërkuan gjykatës gjykim të shkurtuar duke e pranuar akuzën e prokurorisë. Gjykimin e shkurtuar e kërkuan të gjithë shoferët e akuzuar për moskallzim krimi, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm në sallë. Ndërkohë, avokati i biznesmenit Iliaz Fisheku, nën akuzë për pastrim të produkteve të veprës penale, kërkoi jo vetëm gjykim të shkurtuar, por edhe veçim të dosjes nga pjesa tjetër. Po kështu edhe ish-punonjësi i Anti-kotrabandës, Arjan Daci kërkoi gjykim të shkurtuar dhe veçim të dosjes. I pandehuri Dashamir Kasaj nëpërmjet avokatit të tij, Gëzim Veleshnja kërkoi vetëm veçim të dosjes. Prokuroria kërkoi kohë të njihej me materialet dhe të japë mendimin për kërkesën e të pandehurve. Tashmë mbeten pa shprehur kërkesat paraprake katër të pandehur, mes të cilëve edhe Hajri Elezaj i akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda dhe që me sa duket do të gjykohet me përfaqësimin e avokatëve, pasi vetë ai rezulton të jetë i arratisur. Në kërkesën për gjykim, prokuroria pretendon se një sasi prej mijëra tonë nafte bruto, nuk është eksportuar jashtë vendit, sic thuhet në dokumente, por është shitur në Shqipëri e përzier me naftën e importit.( ne foto Hajri Elezaj)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë