TIRANE- Pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për 12 të pandehurit e dosjes së naftës “Virgine”. Ka qënë gjykata e Tiranës, e cila dje nëpërmjet një vendimi të ndërmjetëm ka pranuar kërkesën e 12 të pandehurve për gjykim të shkurtuar, për shkak se ata kanë pranuar autorësinë e krimit dhe aktet hetimore të prokurorisë. Me marjen e këtij vendimi tashmë është hapur dhe rruga për vijushmërinë e procesit gjyqësor. Ndërkohë që për të pandehurit, biznesmenin Hajri Elezaj dhe menaxherin e kompanisë “Euroil” Bledar Rama, inspektorin e Tatim-Taksave Dashamir Kasa si dhe subjektin shoqëria “Euroril” gjykata e Tiranës vendosi të veçojë aktet, ku shumë shpejt do zgjidhet një tjetër trup gjykues për ti gjykuar katër të pandehurit me procedurën e zakonshme. Hajri Elezaj dhe Bledar Rama vashdojnë të qëndrojnë në arrati, ku nga informacionet mësohet se Elezaj qëndron i fshehur në Shqipëri, ndërsa menaxheri i kompanisë së tij, shtetasi Bledar Rama strehohet në shtetin Grek.
Pas ndarjes së çështjes, gjykata e Tiranës i dha fjalën përfaqësueses së prokurorisë për të lexuar kërkesën e gjykimit. Sipas prokurorisë rreth 200 mijë tonë naftë e llojit virgin është plotësuar në dokumentacion sikur do eksportohej në 7 shtete, por në fakt një gjë e tillë s’ka ndodhur, pasi ajo është përzier në depozitat e pikave të karburanteve duke u tregtuar si naftë e cilësisë së lartë. Konkluzioni vjen nga hetimi i njësisë hetimore Task-Forcë, e cila gjatë fazës së hetimit ka vërtetuar se kompania “EUROIL” e administruar nga biznesmeni në arrati Hajri Elezaj, nëpërmjet tre ngarkesave fiktive ka mundur të mashtrojë shtetit sikur ka kryer eksportimin e plot 19885.679 ton naftë virgin. Nga këqyrja e dy praktikave të fundit doganore pranë degës së doganës Vlorë rezulton se në kundërshtim me sa pasqyrohet në këto deklarata eksporti sasia e virgin naftës nuk është ngarkuar në anijet “Rita S” dhe “Calitea” dhe nuk ka kaluar nga porti detar Vlorë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com