Dy persona janë arrestuar nga Policia e Korçës, pasi janë kapur duke kontrabanduar rroba.
Sipas policisë janë arrestuar E.B, 25 vjeç dhe V.B, 44 vjeç, si edhe po punohet për kapjen e shtetasit D.B.,30 vjeç, të tre banues në fshatin Menkulas, Devoll.
D. B., rezulton të jetë porositësi dhe pritësi i mallrave. Sipas policisë në hyrje të fshatit Menkulas, E.B. dhe V.B., të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe po transportonin konfeksione të ndryshme (rroba) që i kishin futur kontrabandë.
Ndërkohë të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim", "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror".