Kontrabandë mallrash në portin e Durrësit, procedohen 5 persona, mes tyre 1 doganier

Gjatë 12 orëve të fundit Policia Kufitare e Portit të Durrësit pasi ka evidentuar ka goditur katër raste të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.
Dy shtetas nga Shqipëria, 2 nga Kosova dhe një doganier në portin e Durrësit janë proceduar penalisht .
Shtetasi E.T, vjeç 35, banues në Durrës, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.  SR.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, nga kontrolli në mjetin e tij tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.  Shtetasi R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, nga kontrolli në mjetin tip “Volksëagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.
Shtetasi F.L vjeç 40 banues në Sukth, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.
Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.T vjeç 49, banues në Tiranë, doganier, pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore. 
Sekuestrohen kafe, televizorë, veshmbathje e mallra të tjera të futura kontrabandë në cilësi të provës materiale.
Policia Kufitare e Durrësit, do të vijojë kontrollet e rrepta për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar të gjitha tentativat për paligjshmëri.  Neni 174 i Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen