Kontrabandë me mallra luksi e pastrim parash, si vepronin dy grupet kriminale shqiptare: Vidhnin sende me vlerë në Francë e i tregtonin në Shqipëri

Kontrabandë me mallra luksi e pastrim parash, si vepronin dy grupet kriminale shqiptare: Vidhnin sende me vlerë në Francë e i tregtonin në Shqipëri

1665918291_unaza.JPG

Dy grupe kriminale shqiptare janë goditur në bashkëpunim me autoritete franceze dhe atyre shqiptare të cilët dyshohet se vidhnin sende të ndryshme dhe pastronin të ardhurat që rridhnin nga to brenda territorit francez dhe më pas atij shqiptar. SPAK bën me dije se dy grupet kriminale transportuan nga Shqipëria në Francë mbi 2.8 mln euro, 35 mijë franga si dhe 3.4 kg sende floriri.

Sipas SPAK, produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. SPAK njofton se këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

‘Bazuar akteve të administruara rezulton se, grupet kriminale që kanë vepruar në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal, si në territorin francez, ashtu dhe atë shqiptar janë dy.

Në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se, personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë. Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga. Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori).

Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri. Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të paligjshëm kriminal rezulton se personat nën hetim si dhe bashkëpunëtorët e tyre kishin mbështetjen dhe përkrahjen e disa punonjësve të policisë dhe doganës të planizuar me shërbim pranë PKK Port-Durrës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara për interesa të procedimit penal me nr. 56, të vitit 2022 (bashkuar me procedimin penal nr.77/2022) ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, caktimin e masave të sigurimit personal për 17 persona në hetim, gjykatë e cila me vendimin e saj Nr.56, datë 12.06.2023 ka vendosur pas kërkesës tonë caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 persona nën hetim, caktimin e masës të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale për 1 person nën hetim, dhe caktimin e masës të sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale për 1 person nën hetim.’- njofton SPAK.


Lajmi kryesor:

SPAK godet 2 grupe kriminale! Transportuan 2.8 mln euro si dhe 3.4 kg ar Shqipëri-Francë! 12 të arrestuar, 5 në kërkim


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur