TIRANË-Një operacion në Tiranë ka zbuluar 6 magazina industriale në kryeqytet që merreshin me kontrabandë mashallash tekstile duke shmangur detyrimet tatimore dhe kryer evazion fiskal. Këto magazina kishin krijuar një skemë kontrabande që ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit. Shitjet bëheshin në të gjithë Ballkanin.

Gjatë aksionit ‘FAST DELIVERY’ kanë rënë në pranga 6 administratorët dhe menaxherët e këtyre magazinave të bllokuara, ndërsa malli i sekuestruar kapte vlerën e 1 milionë eurove. Në pranga ranë:

Anxhela Daut, 30 vjeçe, administrator i subjektit BIPEX.

Manol Lekaj, 34 vjeç, administrator i subjektit ADEX.

Bruno Sanija, 37 vjeç, administrator i subjektit GED.

Eduard Gjura, 38 vjeç, administrator i subjektit Ideal Express.

Kejvi Sulaj, 25 vjeç, administrator i subjektit Inteks Courrier.

Bledar Çele, 44 vjeç, menaxher i subjektit COEX.

Në magazinat e bllokuara janë sekuestruar pakon e mallrave kontrabandë, pa faturë fiskale. Të arrestuarit në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga  Shqipëria në mënyrë kontrabandë pa iu nënshtruar tarifimit doganor dhe duke shmangur detyrimet tatimore.

Nga kontrolli  është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjislacionit përkatës. Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurrencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;

-300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)

-shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Një nga akuzat e ngritur ndaj 6 të arrestuarve është edhe shkelja e shkelur të drejtën e pronësisë industriale.

Çfarë mbron e drejta e pronësisë industriale? Pronësia industriale mbron të drejta e autorit, përfshijnë patentat për shpikjet dhe dizenjot industriale që përcaktojnë shfaqjen e jashtme të produktit industrial. Pronësia industriale përfshin gjithashtu markat tregtare, markat e shërbimeve, dizenjimin e jashtëm të qarqeve të integruara, emrat komercialë dhe dizenjimet dhe mbrojtjen kundër konkurrencës së pandershme.



Një nga magazinat e bllokuara
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
Tiranë/ Kontrabandë përmes shitjeve online, cilat janë kompanitë që kryenin evazion fiskal

Report TV ka siguruar emrat e kompanive që ishin të përfshira në një skemë kontrabande të mallrave tekstile e produkteve të ndryshme përmes shitjeve online në të gjithë Ballkanin. Ata nuk lëshonin kupon tatimor dhe kryenin evazion fiskal.

 Anxhela Daut, 30 vjeçe, administrator i subjektit BIPEX.

Manol Lekaj, 34 vjeç, administrator i subjektit ADEX.

Bruno Sanija, 37 vjeç, administrator i subjektit GED.

Eduard Gjura, 38 vjeç, administrator i subjektit Ideal Express.

Kejvi Sulaj, 25 vjeç, administrator i subjektit Inteks Courrier.

Bledar Çele, 44 vjeç, menaxher i subjektit COEX.