FIER – Një 50-vjeçar është vendosur në pranga për kontrabandë të pjesëve të automjeteve.
Pronarit, me iniciale Xh. H., iu gjetën në subjektin e tij automjete pjesërisht të çmontuara dhe pjesë automjetesh që kontrabandoheshin nga shtete të ndryshme të Europës. Ai nuk ishte i licencuar për këtë aktivitet.
Policia sekuestroi 4 prej automjeteve të çmontuara dhe pjesë të tjera.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Zbulohet në Patos, një subjekt ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara.
Vihet në pranga pronari i subjektit.
Sekuestrohen 4 automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i punës hetimore të kryer për një rast të kryerjes së aktivitetit ekomonik, me produkte të kontrabanduara, arrestuan shtetasin:
-Xh. H., 50 vjeç, banues në Patos.
Gjatë kontrollit në subjektin e tij (servis automjetesh), në Patos, janë gjetur automjete (pjesërisht të çmontuara) dhe pjesë automjetesh, të dyshuara të kontrabanduara nga shtete të ndryshme të Europës. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente










