Kontrabandonte speca të kuq
dhe piper, procedohet 67-vjeçari

Kontrabandonte speca të kuq<br />dhe piper, procedohet 67-vjeçari
Një 67-vjeçar në Durrës po procedohet penalisht pasi u kap duke paketuar pako të ndryshme me ushqime dhe erëza me stampa të palicencuara dhe më pas i hidhte në treg.

Operacioni i koduar ”Know How” është finalizuar me sekuestrimin e disa kilogramëve rigon, piper, kanellë, spec i kuq, limontoz dhe sodë buke.
 
B.SH 67-vjeç, banues në Durrës do të procedohet për pakot, të cilat ishin të ambalazhuara dhe gati për tu tregtuar kishin etiketa të pamiratuara nga Drejtoria e Patentave

U gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• Rigon- 4 700 qese dhe 130 kg rifuxho;
•Piper- 2 000 qese;
•Kanellë- 45 kg rifuxho
•Spec I kuq- 1 000 qese
•Limontoz- 1 900 qese
•Sodë buke- 1 700 qese dhe 775 kg

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar