Kontrata 8.8 milionë euro e 
RTSH, distancohet MinistriaEditorial-Lëngata e medias shqiptare

Kontrata 8.8 milionë euro e <br />RTSH, distancohet MinistriaEditorial-Lëngata e medias shqiptare
TIRANE- Sipas Ministrisë së Inovacionit, në tenderin prej 21.5 milionë eurosh për kalimin në sistemin dixhital të transmetimeve të RTSH, parashikohet vetëm ndërtimi i rrjetit të ri numerik, dhe jo kontrata 8.8 milionë euro për mirëmbajtjen e tij.

Në këtë mënyrë, Ministria është distancuar nga polemikat e lindura pas denoncimit nga “Shqiptarja.com”, sipas të cilave RTSH ka përgatitur nënshkrimin e një kontrate prej 8.8 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit të transmetimit dixhital, që ende nuk është ndërtuar. Sipas akuzave, kontrata dublon, apo nxjerr jashtë loje, Drejtorinë e Stacioneve, strukturë e specializuar e RTSH me 250 persona për mirëmbajtjen e rrjetit).

Por nga ana tjetër, kompania që do të përfitojë 8.8 milionë eurot është përcaktuar pa zhvilluar asnjë tender, ndërkohë që RTSH nuk ka argumentuar mbi ç’baza e ka përllogaritur këtë vlerë kaq të lartë financiare.
 
Distancimi
Përmes një kronike speciale të transmetuar para tre ditesh, RTSH ka reaguar ndaj akuzave duke pretenduar që kontrata e mirëmbajtjes prej 8,8 milion eurosh është pjesë integrale e kontratës së nënshkruar nga Ministria e Inovacionit me “Rohde & Schwarz”, pasi kjo e fundit fitoi tenderin 21,5 milion euro për rrjetin e transmetimit dixhital. Por ministria ka theksuar në deklaratën për shtyp se kontrata me kompaninë gjermane parashikon vetëm ndërtimin e rrjetit, dhe se mirëmbajtja e saj është përgjegjësi e RTSH-së.

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit