Kontrata e re, CEZ
do të na paguajë kamatë

Kontrata e re, CEZ <br />do të na paguajë kamatë
TIRANE- Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët shqiptarë do të kenë një kontratë të re me kompaninë e furnizimit të energjisë elektrike, e cila hyn në fuqi automatikisht.
Sipas kontratës së re me CEZ Shpërndarje, që është miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë, kompania do të detyrohet të ruajë një tension konstant të energjisë së furnizuar drejt klientëve, ndërkohë që detyrohet të bëjë të lexueshme brenda vitit të ardhshëm të gjithë matësat.

MBIFATURIMI
Sipas kontratës së re, kur konsumatori është ngarkuar me një detyrim më të lartë se energjia që ka harzhuar në të vërtetë, CEZ duhet të anulojë faturën përkatëse dhe të lëshojë faturën e korrektuar. Në rast se është kryer pagesa nga klienti, kompensimi përkatës duhet të bëhet brenda 3 muajve pasardhës dhe po e shkeli këtë afat, CEZ do të ngarkohet ndaj klientit me një gjobë 0.1% në ditë, për çdo ditë vonesë, mbi vlerën e diferencës për t'u korrigjuar, e zbritshme në faturën pasardhëse.
Për faturat e kontestuara nga klienti, që rezultojnë me faturime dukshëm më të mëdha se faturimet mesatare mujore të tij, (të krahasueshme ose më shumë se trefishi i faturimit mesatar mujor), CEZ është i detyruar të pezullojë faturën dhe të realizojë brenda 10 ditëve verifikimin, anulimin dhe nxjerrjen e faturës së korrigjuar.
TENSIONI
Lidhur me tensionin e energjisë së furnizuar, vendosen kufij. Devijimet mund të jenë për kryeqytetin +/-5%, për zonat urbane +5/-15% dhe për zonat rurale +5/-20%. CEZ-i do të jetë përgjegjës për dëmet që mund t'u shkaktohen klientëve për shkak të devijimeve të tensionit në kundërshtim me normat e furnizimit të përcaktuara, në rast se këto dëme vijnë si rezultat i një veprimi apo mosveprimi të drejtpërdrejtë apo me faj të tij.
MATESAT
Kontrata detyron CEZ-in që, brenda datës 31 dhjetor 2012, të bëjë të mundur leximin e lirë të aparatit matës në çdo kohë, ndërkohë që një gjë e tillë tani pengohet nga bokset e mbyllura. Ndryshe nga sa është rënë dakord, për vendosjen e matësve në prani të punonjësve të metrologjisë, në kontratë thuhet se përfaqësuesi i CEZ-it, në prani të klientit, vulos kapakun e morseterisë së matësit dhe elementë të tjerë të sistemit të matjes.
MOSPAGESA
Pas kalimit të afatit të pagesës së një fature, klienti duhet të paguajë një kamatëvonesë të barabartë me 0.1 % të vlerës së faturës për çdo ditë vonesë, por jo më shumë se vlera totale e vetë faturës. Në mungesë të pagesës brenda 30 ditëve nga kalimi i afatit të caktuar, CEZ-it i lind e drejta që të bëjë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, pasi e ka lajmëruar klientin me shkrim 48 orë përpara.
AFATET
Klienti mund të kundërshtojë në çdo kohë faturën e lëshuar nga CEZ-i, por jo me vonë se një vit nga data e lëshimit të saj, si në rast kur dyshon në saktësinë e faturimit, gabime të tjera të konstatuara në faturë apo pasaktësi në sistemin e matjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve

Shkarkimet në RTSH, deputetja e PS: Ka qenë vend qokash, strehoheshin të afërmit e personaliteteve