Kontrata, Kuvendi i hap rrugë 
ndërtimit të aeroportit të Vlorës

Kontrata, Kuvendi i hap rrugë <br />ndërtimit të aeroportit të Vlorës<br>
Në seancën e sotme në Kuvend janë miratuar disa projektligje, mes tyre edhe shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar për kontratën e aeroportit të Vlorës, që pritet të nisë punimet në 6 mujorin e parë të këtij viti. Duke qenë se është fjala për koncesion kërkohej ligj i posaçëm, i cili kaloi me shumicë të thjeshtë mbrëmjen e sotme në Kuvend.

Tashmë është bërë publik fakti se është një konsorcium turk, ai që ka paraqitur ofertë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që do të shënonte objektin e parë të këtij lloji pas zgjidhjes së konfliktit ligjor, që nuk lejonte ndërtimin e aeroporteve në territorin shqiptar pa lejen paraprake të kompanisë që administron aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në Tiranë.

Mësohet se tri kompanitë turke, të grupuara në një konsorcium, do të investojnë rreth 100 milionë euro për të ndërtuar aeroportin, në këmbim të së drejtës së operimit të tij për një periudhë, e cila do të përcaktohet gjatë negociatave. Kjo ofertë do të trajtohet në kuadrin e projektit më të gjerë të qeverisë Rama për gjetjen dhe investimin e rreth 1 miliard dollarëve në Shqipëri nga kompani të huaja.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane