Kontrata me ACR, minatorët
paralajmërojnë nisjen e protestave

Kontrata me ACR, minatorët<br />paralajmërojnë nisjen e protestave
Minatorët e minierës së Bulqizës njoftuan se do të rifillojnë protestat në rast se nuk zbatohet akt-marrëveshja e arritur disa javë më parë mes minatorëve dhe kompanisë koncesionare ACR.

Lajmi u konfirmua nga kryetari i Federatës, Taf Koleci menjëherë pas mbledhjes së jashtëzakonshme që u zhvillua sot. Koleci bëri të ditur se Federata e Sindikatave të Industrisë së Shqipërisë vendosi përshkallëzimin e lëvizjeve sindikaliste në minierën e Bulqizës.

Sindikalistët i bëjnë thirrje firmës koncesionare ACR, ministrit të Ekonomisë Nasip Naço dhe ministrit të Punës, Spiro Ksera, që miniera e Bulqizës të rifillojë punën sa më parë, në nivelin 15-16 si dhe në zonën D. Gjithashtu ata kërkojnë dhënien e pagës së 13-të, të mbështetur në kontratën kolektive të punës dhe në akt-marrëveshjen e nënshkruar, pas përfundimit të grevës dhe protestave. Ndërkohë që në minierën e Bulqizës vijon puna në nivelet 12,13 e 14.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’