Kontrata për dëftesat, Karabina
kallëzon penalisht Plarent Ndrecën

Kontrata për dëftesat, Karabina<br />kallëzon penalisht Plarent Ndrecën
Vazhdon përplasja mes ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca.

Karabina e ka kallëzuar penalisht, pasi sipas saj, Ndreca nënshkroi një kontratë në kundërshtim me ligjin, në emër të Ministrisë së Arsimit.

"Ndreca ka firmosur si Titullar i Autoritetit Kontraktor për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një kontratë me operatorin ekonomik “Albdesign PSP”, sh.p.k., me objekt: Loti I: “Shtypja dhe botimi i dëftesave, regjistrave, dhe revistës “Mësuesi”’, me fond limit 8’600’937 (Tetë milion e gjashtëqind mijë e nëntëqind e tridhjetë e shtatë) lekë pa TVSH.

Përdorimi abuziv i titullit “Titullari i Autoritetit Kontraktor të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit”, jemi të bindur se përbën vepër penale.

Konsiderojmë se vazhdimi i ushtrimit të paligjshëm të funksioneve shtetërore nga ana e shtetasit Plarent Ndreca është shpërdorim i hapur i detyrës me pasoja të rënda ligjore dhe financiare për Institucionin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Buxhetin e Shtetit.

Ministri i Arsimit dhe Sportit është i vendosur të denoncojë çdo rast që cenon funksionimin e institucionit, shpërdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit si dhe akte të korrupsionit, në institucionin që ajo drejton",
thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ndreca: Akuzat të pavërteta, kontrata për dëftesat sipas ligjit
Pas kallëzimit penal të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca.

Përmes një deklarate për mediat, Ndreca sqaron se Karabina vijon të japë informacione të pa vërteta për publikun.

Duke u ndaluar konkretisht te akuzat e ngritura nga Karabina për kontratën e dëftesave, Ndreca thekson se institucioni ishte në emergjencë dhe dëftesat duheshin blerë. Ai shton gjithashtu se kontratën përr dëftesat e ka firmosur Sekretari i Përgjithshëm edhe në të kaluarën.

"Sekretari i Pergjithshem ka firmosur kontrate per blerjen e deftesave shkollore, sic ka bere edhe perpara ardhjes se znj. Karabina ne detyre, sic do te bej edhe pas ikjes se znj. Karabina nga kjo detyre.

Blerja e detesave shkollore ishte nje emergjence per vijimin normal te mbylljes se vitit shkollor (Shqetesim i ngritur ky edhe nga media. Nderkohe qe nje nga te ashtequajturit keshilltar te ministres, krijonin panik per mungesen e deftesave) e per kete arsye i kam kerkuar ne cilesine e titullarit te autoritetit kontraktor Kryeministrit te Shqiperise, miratimin e perfundimit te procedures se prokurimit, ashtu sic e parashikon VKM nr. 472, dt. 05.07.2017. Pas miratimit te marre nga Kryeministria, eshte vijuar me lidhjen e kontrates me subjektin fitues. Bashkelidhur aktet perkatese.

Edhe ne kete rast znj. Karabina ka treguar aftesine e saj te jashtezakonshme te mashtrimit te opinionit publik ne menyre te palodhshme. 
E ka kthyer genjeshtren ne nje instrument me ane te te ciles, po perpiqet te drejtoj ministrine e dijes.

Ministrja Karabina vijon serine e berjes se kallëzimeve penale, si mjet me ane te cilit, mendon se do intimidoj administraten publike dhe posacerisht SP e MAS. 

Znj. Karabina nuk duhej te ishte nxituar. Ne MAS eshte kontrolli i kryeministrise dhe perpara se te bente kallzim penal, duhet tja parashtronte shkeljet a aluduara grupit te kontrollit administrativ te Kryeministrise. 

Por me sa duket nje gje te tille znj. Karabina nuk e ben, pasi nuk ka per qellim verifikimin serioz te se vertetes, por intimidimin, lincimin dhe njollosjen publike te administratoreve te larte te shtetit. 

Shteti nuk drejtohet me flete rrufe, me deklarata per shtyp, mllefe apo pasione individuale, por bazuar vetem ne kushtetutë dhe ligj. 

E ftoj znj. Karabina te marre mundimin, te ulet dhe te lexoj ndonjeher Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, mbi te cilen eshte betuar. Pasi mos leximi apo mos zbatimi i saj, e garantoj qe do i sjelle pasoja te renda ligjore.

Asnje marreveshje politike nuk mund ti krijoj imunitet dikujt qe shkel sistematikisht kushtetuten dhe ligjin.

Asnje procedure e nderlikuar presidenciale apo parlamentare nuk mund t'i krijoj imunitet nje dhunuesi te intitucionit, nje perdhosesi si askush me pare te figures se larte te ministrit te shtetit shqiptar. 

Nje gje eshte pak, por e sigurt, heret apo vone, kjo kategori zyrtaresh do jap llogari perpara drejtesise",
thuhet në deklaratën e Plarent Ndrecës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë