Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi jepte kontrata pune nga shtetasit Bregu i Fildishtë.
Ai i ftonte shtetas të huaj, në Shqipëri, me pretendimin për t’i punësuar si futbollistë dhe më pas i ndihmonte ata, kundrejt pagesës, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.
Procedohen penalisht 9 shtetas të huaj që kishin ardhur në Shqipëri, me qëllim për të kaluar drejt vendeve të BE-së, me ndihmën e 30-vjeçarit.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se i riu me iniciale E. G., në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar, siguronte ftesa fiktive për të huajit, kryesisht nga Bregu i Fildishtë, për të ardhur në Shqipëri, me pretendimin për qëllime punësimi. Pasi ata vinin në Shqipëri, 30-vjeçari i ndihmonte ata, kundrejt fitimit, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 9 të huajit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Komente










