Për mos-hedhjen e të dhënave online brenda 15 ditësh nga farmacitë, kontrata parashikon masa më të forta, më konkretisht vendosjen e kushtit penal prej 20 000 lekë. Dhe në rast se, të dhënat online nuk hidhen nga farmacitë për 1 muaj, farmacisë i zgjidhet kontrata deri në fund të periudhës së kontraktuar.
Edhe kontratat e reja me depot importuese dhe distributore 2012, parashikojnë marrjen e masave për të minimizuar mundësitë abuzive të depove distributore nga shitja e barnave.