Hapësirat e plazheve dhe sipërfaqet publike kanë qenë në qendër të vëmendjes së Prokurorisë së Vlorës gjatë ditës së djeshme. Dy oficerë të Policisë Gjyqësore janë paraqitur në ambientet e Bashkisë së Vlorës, ku me urdhër sekuestro kanë marrë disa dosje pranë Zyrës së Aseteve, të cilat lidhen me periudhën 2023–2025.
Burime pranë organit të Prokurorisë bëjnë me dije se në fokus të hetimit janë procedurat e ndarjes dhe parcelizimit të hapësirave të plazheve, si edhe kontratat e lidhura për shfrytëzimin e tyre gjatë këtyre viteve. Po ashtu, objekt verifikimi janë edhe disa sipërfaqe publike, për të cilat dyshohet se mund të jenë dhënë në përdorim në mënyrë të parregullt.
Sipas të njëjtave burime, ndërhyrja e Prokurorisë ka ardhur si pasojë denoncimeve të mëparshme nga qytetarë dhe subjekte të ndryshme, të cilët kanë ngritur shqetësime për abuzime të mundshme në dhënien e hapësirave publike dhe përfitime të padrejta nga persona të caktuar.
Hetuesit kanë qëndruar për disa orë në ambientet e bashkisë, duke mbledhur dokumentacionin përkatës, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë edhe sekuestrime të tjera dosjesh, në funksion të thellimit të hetimeve.
Prokuroria e Vlorës nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar mbi çështjen, por burimet konfirmojnë se verifikimet do të vijojnë për të zbardhur nëse ka pasur shkelje ligjore në administrimin e hapësirave publike dhe plazheve, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete të personave të përfshirë.
Komente










Çfar pune ka prokuroria se kujt do ti jepen kontratat ? Si ka autonomine prokurori ashtu ka dhe bashkia .Mos I jepni asnje material .
PërgjigjuDo jesh pak e asimiluar paesa'. Cdo Kontrate veget sipas ligjit'. Rri andej e ha pica me ananas