Kontributet e të vetëpunësuarve
ja sa do paguajë çdo kategori

Qeveria ka miratuar masën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha kategoritë e profesioneve të lira. Përmes një Vendimi të miratuar më 21 janar, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar masën e sigurimit për këtë kategori të vetëpunësuarish (si dhe familjarët e tyre) të ndarë në 5 kategori bashkish.
 
Në kategorinë e parë është përfshirë Tirana, ku edhe vërehen kuotat më të larta të sigurimeve. Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora e Korça. Në kategorinë e treta janë përfshirë bashkitë më të vogla, si Lushnja, Pogradeci, Lezha apo Kavaja.
 
Në të katërtën bëjnë pjesë bashki si Kruja, Laçi, Kamza, apo Kuçova, ndërsa në të pestën bashkitë më të vogla të territorit. “Paga mujore sipas llojit te profesionit, objekt i ketij vendimi, perben kufirin minimal te pages per efekt te llogaritjes se kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Këto paga vetëdeklarohen nga tatimpaguesi përkatës dhe, kur administrata tatimore vëren se pagat e deklaruara për efekt të llogaritjes së kontributit të detyrueshëm të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë më të vogla nga paga respektive e përcaktuar në këtë vendim, ajo ka autoritetin t'i rivlerësojë, sipas nivelit të pagës përkatëse të përcaktuar në këtë vendim”, përcakton Qeveria.

Masa e sigurimeve
Qeveria u tërhoq vitin e shkuar nga varianti fillestar që katërfishonte kontributet e sigurimeve shoqërore për profesionistët e lirë. Në variantin fillestar Këshilli i Ministrave kishte parashikuar që kontributet e profesionistë të lirë të mos llogariteshin më në bazë të pagës minimale 22 mijë lekë, por asaj maksimales 97.030.
 
Ndërkohë që vendimi i 21 janarit përcakton që vlera e kontributeve për këtë kategori, të përcaktohet rast pas rasti duke u bazuar në këto kritere: E para llojin e profesionit, e dyta zonën ku ushtrohet profesioni, e treta eksperiencën në punë, e katërta madhësinë e të vetëpunësuarit, apo kompanisë.
 
Sipas formulës se re të llogaritjes së sigurimeve, do të peshojë më shumë te profesionistët që punojnë në fushën e shërbimeve kompjuterike (programuesit, zhvilluesit e programeve informatike), të cilëve do t’u llogaritet mbi pagën bazë 88.800 lekë në muaj në Tiranë, 70.100 lekë në bashkitë e Kategorisë II, 65,193 lekë në Bashkitë e Kategorisë dhe përkatësisht 61,688 lekë dhe 58,153 lekë për Kategoritë IV dhe V. Kontabilistëve, avokatëve, noterëve, arkitektëve, kontributet do t’u llogariten mbi pagën 73,800 lekë në muaj në kryeqytet.
 
Për kontributet e sigurimeve shoqërore paguhen 23% të pagës mujore referencë, ndërsa për kontributet e sigurimeve shëndetësore paguhen 3,4% të dyfishit të pagës minimale mujore.

Për herë të parë
Kur ndonjë nga veprimtaritë profesionale të përcaktuara në aneksin nr.1 të këtij vendimi kryhen nga persona që fillojnë veprimtarinë ekonomike profesionale për herë të parë, paga mujore e përcaktuar në tabelë, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në tri vitet e para kalendarike të ushtrimit të profesionit me leje/licence, zbritet me 30 për qind të pagës sipas aneksit nr.2, ndërsa për tri vitet e tjera kalendarike të ushtrimit të veprimtarisë me leje/licence zbritet me 15 për qind të pagës sipas aneksit nr.2, pavarësisht nga numri i të punësuarve”, përcakton Vendimi.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës

Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës