BERLIN-Shqipëria dhe Gjermania kanë firmosur marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore.
 
Marrëveshja me përfaqësuesen gjermane u firmos nga ambasadori shqiptar në Berlin, Artur Kuko.
 
Në këtë marrëveshje përfshihen pensionet, njohja e ndërsjellë e sigurimeve shëndetësore, lejet e lindjes, sigurimi për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimet e papunësisë, përfitimet familjare e shumë të tjera.
 
Qeveria shqiptare është e angazhuar, që një marrëveshjeje të tillë të nënshkruaje sidomos me ato vende, ku ka një prani të madhe të shqiptarëve” shkruan ministri Bushati.
 
Shqipëria ka firmosur me disa shtete njohjen e kontributeve shoqërore për shqiptarët që kanë jetuar dhe punuar jashtë vendit. 


[gallery]23948[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com