Kontroll financave të 61
bashkive, Rama: Audit i huaj

61 bashkitë e dala pas reformës së re territoriale e për të cilat u votua me 21 qershor do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë financiar. Do të jete një kompani e posacme ndërkombëtare, e cila do të financohet nga UNDP, qe sipas kryeministrit Rama do të bejë skanerin e njësive të reja vendore

"Jo vetëm një dokumentacion shterrues lidhur me gjëndjen aktuale të financave dhe të aseteve të njësive të reja administrative por edhe një dije të re mbi mënyrën sesi në të ardhmen duhet të mbahen librat e llogarive"-tha Rama Nënshkrimi i marrëveshjes me UNDP/ Fjala e plotë e Kryeministrit

Kjo është hera e parë në në 24 vjet që kontrolli i financave publike të njësive publike bëhet përmes një projketi gjithpërfshirës të të gjitha njësive vendore pa përjashtim. Synimi eshte hartimi i një pasqyre të plotë për gjendjen financiare te bashkive. 

“Do të na ndihmojmë të kuptojmë më mirë se çfarë humbjesh kolosale ne financa dhe asete kanë ndodhur në të gjithë këto vite dhe sesi ne të përgatitemi ti minimizojmë humbjet dhe të maksimalizojmë të ardhurat nga asetet e bashkive"- theksoi Rama.

Por ky nuk është fundii punës në njësitë e reja. Ndarja e fondeve, detyrimet e drejtuesve vendore ndaj komunitetit dhe implemntimi i projketeve kërkojnë bashkëpunim mes pushteve në vend.

"Sot konsolidimi i njësive vendore na imponon që të shkojmë me shpejtësi përpara për tu dhënë juve të zgjedhurve instrumentat e domosdoshëm që ti jepni qeverisjes së nivelit të dytë një përmasë tërësisht të re"- shtoi kryeministri  Fjala e kryeministrit  në takimin me kryetarët e bashkive 
 
Ky është testi i parë i bashkëpunimit të qeverisë me drejtuesit vendore nga të cilët 46 janë të majtë dhe 15 të djathtë., për të cilët ministri i pushtetit vendor Bledi Çuçi renditi 7 kopetencat e reja të tyre ku më kryesoret janë arsimi parashkollor, mirëmbajtja dhe pronësia e rrugëve rurale, shërbimi zjarrfikës, fondi I ndihmës ekonomike etj

7 kopetencat e bashkive te reja

1.Arsimi parashkollor,transferim i plotë i burimeve financiare
2.Mirëmbajtja dhe ruajtja e rrugëve rurale, shoqërohet me fond
3.Shërbimi zjarrfikës, rrjeti bashkë me detyrimet
4.Fondi i ndihmës ekonomike
5.Pyjet dhe kullotat me natyrë vendore
6.Rrjeti i kanaleve vaditës dhe kullimit
7.Bashkëkontrolli për personelin mjekësor 


Rama –kryeashkiakëve: Kërkoj reciproritet nga ju dhe të vini me projekte
Në përfundim të takimit kryeministri Rama u kërkoi reciproritet kryebashkiakëve  duke ju sygjeruar që të kenë projekte konklrete dhe jo fjalë. Gjithashtu kryeministri shtoi se qeveria nuk ka asnjë lek për të falur ose hedhur në drejtim të paditur duke i kërkuar atyre krijimin e një grupi. 
"Situatë që ne kemi trashëguar është njëlloj si situata që gjeti Tekiu me financat. Kemi gjetur një situatë që nëse do bënim një libër do të ishte më humoristiku në gjithë këto vite tranzicion. Skemi asnjë lek për të falu ose hedhur në drejtim të paditur kur të vini të trokisni trokisni me projekte"-tha Rama
 
Ministri Haxhinasto:Kemi 40% humbje uji në rrjet nga keqmenaxhimi
Në fjalën e tij ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto i pranishëm në takim u shpreh se humbjet në rrjet të ujit janë në nivele frastike për shkak të keqmenaxhimit .Ai u shpreh se humbjet në rrjet shkojnë rreth 40% prandaj kemi dhe mungesë të furnizimit me ujë për shkak të lidhjeve të paligjshme
 
Ministri Gjiknuri: Borxhet vazhdojnë të akumulohen
Ndërkohë për të njëjtin sektor foli dhe ministri  i Industrisë dhe Energjitikës Damian Gjiknuri i cili u shpreh se borxhet po akumulohen.Ka mjaft vjedhje në rrjet dhe ato janë në bashkëpunim tha ministry prandaj do të godasim cdo rast abuzimi pasi kemi rreth 1.4 miliardë lëkë borxhe të krijuara rishtazi.


Ora 12:00 Rama: Bashkitë do të kenë më shumë kompetenca dhe pushtet
Gjatë fjalës së tij në pjesën e dytë të takimit me 61 kryebashkiakët e vendit kryeministri Rama tha se kompetencat e bashkive të reja do të jenë më të mëdha dhe do të kenë më shumë pushtet.Kryeministri Edi Rama tha se me reformën e re territoriale synohet t’u jepet qytetarëve një qeverisje vendore të denjë për një vend europian. 

“Ne synojmë që reforma territoriale si një proces shtetndërtues për të transformuar njësitë e trashëguara administrative në njësi zhvillimi ekonomik, nuk ka qënë një fjalë goje dhe as një lumë fjalësh në fushatën e shkuar zgjedhore, por një vizion që kemi vendosur ta vëmë në jetë së bashku me të gjithë ju, pa dallime partiake, por me një sens misioni tonë të përbashkët që t’u japim qytetarëve shqiptarë një qeverisje të nivelit të dytë, të denjë për një vend europian”, u shpreh sot kryeministri Rama

Ndërkohë në fjalën e tij ministri për Pushtetin Vendor citoi edhe njëherë kompetencat e reja për njësitë vendore duke filluar me shërbimin i zjarrfikësve, arsimi parashkollorë, emërimi i personelit mjekësor në qëndrat shëndetësore,pyjet dhe kullotat vaditja dhe kullimi, mirëmbajtja  e rrugëve rurale do të jenë në kompetencat e bashkive.
 
"Jemi future në një erë të re të qeverisjes vendore dhe bashkëpunimi do të jetë shumë i shpeshtë mes nesh.kjo është koha e duhur për të kryer reformën e decentralizimit”- tha ministri Çuçi

Ora 11:15 Nënshkruhet marrëveshja me UNDP-në
Gjatë fjalës së tij Rama tha se qeveria do të ketë edhe një reformë të re për decentalizimin dhe se ky proces shumë i ngjashëm me atë të Teki Selenicës do të na japë një pasqyrë të plotë dhe të kuptojmë më mirë se çfarë humbjesh në financa dhe në asete kanë ndodhur gjithë këto vite dhe se si ne të përpiqemi ti minimizojmë humbjet.

Jemi shumë të investuar për një reformë decentralizimi. Ne kemi bindjen se çfarë është quajtur decentralizim në vite ka qenë një thërrmim i potencialeve, jo vetëm i territorit, pro i gjithë strukturës ekonomike dhe financiare të këtij vendi. Ky audit do të jetë një instrument shumë i rëndësishëm edhe për të luftuar korrupsionin në nivelin e madh në qeverisjen vendore. Në dy aspekte në aspektin e domosdoshmërisë për ndëshkim dhe aspektin e domosdoshmërisë për zhvillim”, theksoi kreu i qeverisë.

rama

Kryeministri shprehu mirënjohje për punën e UNDP dhe  tha se ajo do të japë një ndihmë për mënyrën se si duhet të mbahen librat e llogarive për të ndërtuar politika zhvillimi
 “Mirënjohjen më të thellë për UNDP që u investua në një projekt strategjik për qeverinë shqiptare dhe na lehtësoi një punë të domosdoshme. Mirënjohës që na vë në dispozicion një nga kompanitë më të mëdha të auditimit. Për ti vënë në dispozicion qytetarëve jo vetëm një dokumentacion shterues për gjendjen aktuale, por edhe një dije të re për të ardhmen se si duhet të mbahen librat e llogarive për të ndërtuar politika zhvillimi”, tha Rama.

rama
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave