/ ATSH / - Drejtoria e Shërbimit Pyjor Elbasan, bën të ditur se në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit dhe Policinë e Shtetit, kanë filluar inspektimin dhe kontrollet në pyjet e këtij Qarku, për të ndalur ç'do rast të shkeljes së Moratoriumit të gjuetisë së paligjshme.
"Aksioni do të vazhdojë çdo ditë dhe natë për të ruajtur dhe rikthyer faunën e egër në këto pyje që tashmë është dëmtuar shumë edhe nga gjuetarët", thonë administratorët e shërbimit pyjor të Elbasanit.
Ata bëjnë dhe thirrje qytetare për denoncimin e çdo rasti që konstatohet në këto pyje si dhe në zonat e mbrojtura. Ky kontroll i vazhdueshëm do të bëhet edhe për dëmtuesit e pyjeve dhe të mjediseve publike